Flash

Vdekja e gruas nga koronavirusi, mjekët e spitalit të Durrësit futen në karantinë

Lapsi.al 11 March 2020
Vdekja e gruas nga koronavirusi, mjekët e spitalit të Durrësit

Stafi mjekësor që i ka shërbyer 73-vjeçares që humbi jetën prej koronavirusit është vetëizoluar. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi për mediat se ata do t’u nënshtrohen analizave për të parë nëse janë infektuar apo jo. Edhe pse ajo u shpreh se ishin pothuajse zero mundesite per infektim, serish stafi eshte karantinuar.

“Mjekët që i kanë asistuar të sëmurës që në momentin që është dhënë diagnoza e koronavirusit kanë qenë të gjithë të veshur me mjetet e mbrojtjes personale.

Mundësia e infektimit të tyre është pothuajse zero. Mjekët që kanë pasur kontakte më parë, u është marrë analiza, pritet përgjigjja, dhe deri në këtë moment janë të vetëkarantinuar.

Është bërë hetim epidemiologjik i detajuar, jo vetëm nga të Durrësit edhe nga ata të ISHP, për fat të mirë pacientja ka qenë në dhomë vetëm.

Të gjithë personat sipas skedës së hetimit epidemiologjik janë të gjithë dukë u kontaktuar. Dhe ky është një proces, nuk bëhet në moment.”

73-vjeçarja ndërroi jetë këtë të mërkurë në Spitalin e Durrësit. Ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera kronike dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI