Flash

Spitali i Durrësit karantinë/ Viktima me koronavirus pati kontakt me 23 mjekë dhe 16 infermierë, tashmë të izoluar

Lapsi.al 11 March 2020
Spitali i Durrësit karantinë/ Viktima me koronavirus pati kontakt me

Spitali i Durrësit kthehet në karantinë.

73-vjeçarja me koronavirus që ndërroi jetë sot në Spitalin e Durrësit ndodhej prej 7 ditësh e shtruar, por vetëm ditën e djeshme u konfirmua se ajo ishte prekur nga koronavirusi. Frika është se ajo mund ta ketë transmetuar virusin vdekjeprurës edhe te shumë mjekë, infermierë e pacientë tjerë në spital.

[video width="1010" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/03/IMG_6046.mp4"][/video]

E infektuara ka pasur kontakt direkt me 16 infermierë, 23 mjekë dhe 6 sanitarë të Repartit të Patologjisë, të cilët sot nuk janë paraqitur në punë, nga frika se mund të jenë prekur nga virusi vdekjeprurës.

Të gjithë ëtyre punonjësve të spitalit iu janë marrë mostrat dhe po kryhen analizat për koronavirus pranë Institutit të Shëndetit Publik. Gjithashtu, e moshuara mësohet se ka qëndruar për disa orë në Urgjencë, ku ka bërë vizitat, dhe më pas i janë bërë letrat për shtrim.

Të këshilluara

Koronavirusi/ Anulohet seanca plenare

Pezullohet seanca plenare e Kuvendit në kuadër të masave për koronavirusin. Lajmi bëhet i ditur nga Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant ...

10:42

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI