Flash

Më në fund një lajm pozitiv/ Mjekët italianë pretendojnë se kanë gjetur kurën kundër koronavirus

Lapsi.al 11 March 2020
Më në fund një lajm pozitiv/ Mjekët italianë

Një lajm i mirë nga Italia, pasi një mjek nga spitali i Napolit i quajtur Paolo Ascierto ka sugjeruar futjen në listën e medikamenteve për trajtimin e koronavirusit të një ilaçi të quajtur “Tocilizumab”, i cili përdoret për kurimin e artritit tek pacientët.

Sipas “La Republica”, mjeku ka thënë se ai ka trajtuar dy pacientë me të, dhe brenda 24 orëve terapia ka treguar rezultate të shkëlqyera.

“Dy pacientët e parë u trajtuan në Itali dhe brenda 24 orësh terapia tregoi rezultate të shkëlqyera. Nesër një nga 2 pacientët do të ekstrubohet sepse gjendja e tij është përmirësuar. Dje filloi trajtimi për dy persona të tjerë dhe sot do të merremi me dy të tjerë. Sa i përket pacientit të dytë të trajtuar, ka pasur një përmirësim dhe tani është i qëndrueshëm. Këtu në Napoli kemi për qëllim të trajtojmë sa më shumë pacientë të jetë e mundur. Një protokoll kombëtar është i nevojshëm menjëherë për të zgjeruar përdorimin e tocilizumab ( nje medikament i perdorur kunder artritit dhe i prodhuar nga kompania la Roche) në pacientët e infektuar me koronavirus dhe në kushte shumë kritike”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI