Flash

Matematikani hedh dyshime/ Virusi në Itali s’ka lidhje me Kinën, vret 60 herë më shumë

Lapsi.al 11 March 2020
Matematikani hedh dyshime/ Virusi në Itali s’ka lidhje me Kinën,

Matematikani i njohur italian Piergiorgio Oddifreddi hedh dyshime të rënda rreth epidemisë së Covid-19 që ka goditur Italinë.

Ai ka folur për fuqinë e këtij virusi dhe prejardhjen e tij. Oddifreddi thotë se përqindja e vdekshmërisë së këtij virusi në Itali është rreth 6%, ndërkohë që në Kinë dhe vendet e tjera ajo sillet tek rreth 3%.

Kjo i jep sipas profesor Oddifreddit, terren hipotezës së hedhur edhe nga Instituti Italian i Shëndetësisë, që supozon se ky virus nuk ka lidhje me atë kinez.

“Pra është një virus më vete dhe si i tillë”, - thotë Oddifreddi, - “duket shumë agresiv”.

Oddifreddi kalkulon, në bazë të krahasimit me gripin sezonal, se Covid 19, nëse do të ruante vdekshmërinë aktuale, mund të bënte rreth gjysmë milioni viktima vetëm në Itali.

“Nga gripi sezonal vdes një person në një mijë, kurse nga koronavirus aktuale vdesin 60 herë më tepër”, - tha Oddifreddi.

Profesori tha se deklarata e Merkel rreth infektimit të mundshëm të 70% të gjermanëve, tingëllon realiste.

“Merkel merr vesh nga shifrat, ajo është fizikante, nuk ka folur në tym”, - deklaroi Oddifreddi.

Të këshilluara

Kris arma në Fier, një i plagosur (Emri)

Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Fierit pasditen e sotme. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Janari” pas një ...

19:11

OBSH shpall koronavirusin pandemi botërore

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e koronavirusit si pandemi. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se numri i raste...

17:46

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI