Flash

Maska skadoi, tani duhet të sillemi si shtet i varfër

Lapsi.al 11 March 2020
Maska skadoi, tani duhet të sillemi si shtet i varfër

Nëse apeli i Edi Ramës për armëpushim do të kishte qenë i sinqertë, ai do të përbënte thirrjen e duhur për këtë moment.

Kur pandemia botërore mund të na kanosë edhe më keq se Italia fqinje, është krejtësisht e pavend të debatosh për grabitjen kolosale të koncesioneve të rilindjes, për arsyet e vërteta të eksodit të mjekëve, për fabulën e shëndetësisë falas, që gënjeu shëumëkënd në 2013.

Sa herë që në lojë vihet dilema e humbjes së jetës, debati për mirqenien dhe cilësinë e saj zbret në plan të dytë.

Për këtë arsye, tani, është vërtet e rëndësishme që paniku mos i mbivendoset arsyes, që ajo trupë mjeksore që ka mbetur mos dekurajohet, që ata të cilët kanë në dorë një vendimarrje, sa të rëndësishme, po aq edhe me risk, të mos punojnë nën presion.

Ashtu sikurse kërkoi kryeministri, të gjitha akuzat e deri djeshme janë shqetësime që presin dhe ato mund të rindizen me më shumë forcë nesër, pasi e keqja të kalojë.

Por, që kjo të ngjasë, kërkon domosdoshmërisht që apeluesi për pushimin e luftës, të ulë vetë i pari armët. Dhe këtë hap Edi Rama e ka hedhur gabim. Sepse fiks në atë kohë që ai bënte thirrje për unitet ndaj fatkeqësisë së përbashkët, po në të njëjtën mbronte me paturpësi, manipulimin e datës të 1.2 milionë maskave të skaduara, duke e etiketuar opozitën si maskë dhe duke vënë ministren Manastirliu ta trajtonte atë si pjesë të KÇK-së.

Lexo me tej:

Skandali/ Basha denoncon maskat e skaduara në 2011 që qeveria u shpërndau spitaleve

Pra ekuacioni është i thjeshtë : nëse vërtet kërkon armëpushim, ti duhet ta rifusësh në mill edhe shpatën tënde, duke i dhënë fund fabulës propagandistike të sukseseve të paimagjinueshme në shëndetësi.

Por, organizata e rilindjes ka bërë fiks të kundërtën.

Teksa imagjinoj, se në kulmin e alarmit të koronavirusit, ishte në gjendje të ngrinte një fabrikë të tërë të fallcifikimit të datave të skadencës, njësoj si fabrika paralele e shpifësve në rrjetet sociale kundër kundërshtarëve, vërtet më kalojnë drithërima.

Teksa mendoj një ushtri të tërë, që fshehtas, në një kapanon të errët, punonte për të ngjitur etiketa të rreme, kjo vërtet i tejkalon kufijtë e imagjinatës.

Dhe përse duhej e gjitha kjo? Thjeshtë dhe vetëm për propagandë, për të shitur për atë që nuk është makinerinë e ndryshkur të shëndetësisë shqiptare.

Në kushtet që jemi ky manipulim meskin dhe banal ishte i panevojshëm. Njerëzve, mjekëve, infermierëve do të qe me mirë t’u ishte shpjeguar me përunjësi që këto ishin paisjet e vetme që mund të siguroheshin. Pikërisht ato që mbaheshin të hedhura, si të skaduara, në një magazinë të bllokuar dogane. Atyre mund t’i thuhej e vërteta, se i tërë globi është në kushtet e një emergjence, se Kina, prodhuesi kryesor i këtyre maskave e ka ndërprerë eksportin e tyre, se shtete të mëdha si Franca, janë të friksuar dhe duan ta ruajnë për qytetarët e vet stokun që kanë.

Shikoni këtu fotot e skandalit/ Data reale e maskave te skaduara kunder koronavirusit

Jam i sigurtë që kjo gjuhë e thjeshtë dhe e sinqertë do të kuptohej më mirë nga popullsia. Njerëzit do ta kishin më kollaj ta shihnin shtetin me të njëjtin sy që shohin familjen e tyre. Mjafton të dilje sot në rrugë për të parë se qytetarët qenë adaptuar me mjete rrethanore, kush nuk kishte arritur të siguronte një maskë, mbante mbi fytyrë një shall apo një kapuç të prerë. Ashtu në pamundësinë dhe varfërinë e tyre kishin bërë më të mirën për vete. Për të njëjtën gjë do ta kishin kuptuar edhe qeverinë duke e justifikuar se në këto rrethana kaq mundësi kishte pasur.

Njësoj, sikurse janë të prirur të kuptojnë pamundësinë e një kontrolli profesional nëpër kufinj, numrin e vogël të shtretërve me aparatura oksigjenimi, pafuqinë për të ngritur spitale nga hiçi, brenda dhjetë ditëve, siç ndodhi në Kinë, apo mospasjen e personelit të super të paisur dhe super kualifikuar, po ashtu do ta kishin përtypur me përunjësi  edhe këtë mangësi që buron prej faktit se jemi një shtet i varfër dhe i vogël.

Në kriza dhe emergjenca të tilla nuk është turp të mos kesh, faji fillon kur nis e abuzon me atë që ke.

Pikërisht këtë mëkat bëri edhe administrata e rilindjes. Me kompleksin e zengjinëve të rij, që turprohen duke u dukur të varfër dhe të dobët, ata preferuan më mirë të jenë mashtrues dhe spekullantë. Sepse qëllimi i tyre parësor nuk qe ti vinin në ndihmë qytetarëve, por si ti’a hidhnin atyre duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte nën kontroll.

Dhe kjo nuk është asgjë tjetër përpos vazhdimit të së njëjtës luftë politike, në fushëbetejën e re të koronavirusit. Qëllimi i saj është qartë, këmbëngulja se fabula e shëndësisë falas me koncesione për oligarkët vazhdon të jetë një histori suksesi.

Pra thënë shkurt, edhe në këto ditë, kur në lojë janë jeta dhe kërcënimi ndaj saj, Edi Rama dhe njerëzit e tij nuk i ulën tytat e luftës së përhershme.

As ai, as ata rreth tij, nuk i’u bindën apelit për të cilin kishin bërë thirrje vetë: armëpushimit dhe paqes së përkohshme, deri në mposhtjen e koronavirusit. Ata preferuan sërish të veshin një maskë, skadenca e së cilës nuk kthehet dot pas.

Ndërkohë që më e udhës do kishte qenë të na tregonin të vertetën: se jemi qytetarë të një vendi të varfër dhe një shteti të dobët, i cili pikërisht se është i tillë, pasojat nga fatkeqësi si kjo rrezikon ti ketë të mëdha.

Vetëm kështu, duke shmangur propagandën e pavend dhe sukseset imagjinare do ta kishin arritur realisht armëpushimin e një beteje të pasens politike dhe do të na bënin të gjithve të qemë mirkuptues në hallin e përbashkët.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Pro Albinit “anti- amerikan”

Që kur ankthi i ftohjes së Kosovës me Amerikën po përhapet me një shpejtësi më të madhe sesa frika nga koronavirusi, në establishmentin mediatiko- politik të Pr...

13:23

Përse po e përdor Trump Kosovën?

Më 2016-tën, Donald Trumpi i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA pjesërisht mbi premtimin e arritjes së marrëveshjeve më të mira për SHBA-në në skenën ndërkom...

11:22

Bulevardin e 2 marsit e mbushi Rama, jo Meta

Bilanci i Ilir Metës në këtë 2 mars nuk mund të matet me numra. Sfida, e cila iu bë përpara kësaj të hëne, se sa njerëz do të mbledhë, se s’ka të çmendur që mun...

19:35

Shfaqja e Veliajt me paratë e Fushës

Erion Veliaj ka një devizë: sa më i trashë e banal të jetë mashtrimi, aq më përtace dhe të bezdisura i bën mendjet normale për të reaguar.   Njësoj si për da...

12:34

Ne, brezi i dorëzuar para së keqes

Para pak ditësh lexova një shkrim të Elona Casllit, që më mbeti gozhdë në mendje. Rasti e kishte sjellë që autorja të gjendej në sallë, ditën e diplomimit të st...

15:48

Koronavirusi fle në mushkritë e Rilindjes

Edhe mënyra se si sillen ndaj të papriturave të natyrës i veçon regjimet autoritariste nga ato demoktatike. Këtë dëshmon rasti i fundit i koronavirusit që rrezi...

14:19

Ku fshihet hilja e 1.15 miliardë eurove

Që kur ka përfunduar Konferenca e Donatorëve në Bruksel, që e joshi Shqipërinë me mirazhin e 1.15 miliardë eurove, një taborr mbështetësish të Edi Ramës po i bi...

15:09

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI