Flash

Fotografohet për herë të parë Sophie Turner me barkun e rrumbullakosur

Lapsi.al 11 March 2020
Fotografohet për herë të parë Sophie Turner me barkun e

Në shkurt të këtij viti, burime për “JustJared.com” konfirmuan se këngëtari Joe Jonas dhe aktorja Sophie Turner do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmi i bukur erdhi vetëm pak muaj pas dasmës së tyre madhështore, mirëpo çifti ka preferuar t’i mbajë gjërat sa më të fshehta.

Megjithëse nuk kanë bërë asnjë deklaratë publike për pritjen e ëmbël, aktorja s’ka mundur t’i shpëtojë për shumë gjatë syrit të paparacëve.

Tashmë që është shtatzënë, kanë filluar të vihen re ndryshimet e mëdha në trupin e saj.

Sophie është fotografuar për herë të parë me barkun e rrumbullakosur, të cilin megjithëse ishte përpiqur ta fshihte, ka arritur të duket gjithsesi.

Aktorja shfaqej pranë partnerit dhe miqve të tyre dhe megjithëse kishte vendosur peshqir rreth barkut apo kishte veshur një hoodie, format e rrumbullakosura binin shumë në sy.

Burimet kanë treguar se çifti pritet të bëhen prindër gjatë muajve të verës, ndërkohë që ende nuk kemi asnjë lajm për gjininë e foshnjës.

Sophie dhe Joe u martuan në një ceremoni private në Las Vegas në muajin maj.

Disa muaj më vonë, ata i thanë sërish “Po” njëri-tjetrit në një dasmë të mbajtur në jug të Francës.

Të këshilluara

Një tjetër sukses për Dua Lipan

Dua Lipa vazhdon të dëshmojë sukseset e saj çdo ditë e më shumë. Ylli shqiptar, e cila tashmë jeton dhe vepron në Mbretërinë e Bashkuar, ka arritur të zë ven...

18:27

62 vjetori i Sharon Stone

Aktorja dhe producentja Sharon Stone sot feston 62-vjetorin e saj të lindjes. Ajo u bë e famshme në vitet 90 me filmin e Stone debutoi për herë të parë në fi...

15:51

Berguzar Korel, nënë për herë të dytë

Aktorja e njohur turke Berguzar Korel është bërë nënë për herë të dytë. Aktorja ka sjell në jetë djalin e dytë nga martesa me Halit Ergenç. Ky lajm u bë i di...

14:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI