Flash

Filma për të parë këto ditë në shtëpi (VIDEO)

Lapsi.al 11 March 2020
Filma për të parë këto ditë në shtëpi (VIDEO)

Në një situatë të tillë, masa më "e sigurt" që mund dhe duhet të marrim është qëndrimi në shtëpi. Gjatë këtyre ditëve, përveçse mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh, përfitojmë më shumë nga ç'do të përfitonim nëse rrimë kafeneve a club-eve. Krahas librave, më poshtë do të gjeni një listë me super filma që do t'ju ndryshojnë krejtësisht perceptimin e gjërave pasi t'i shihni.

1. Little Women (1994)

Ky film (bazuar në librin e famshëm me të njëjtin emër) tregon historinë e Meg, Jo , Beth dhe Amy-it. 4 motrave të vogla iu desh të rriteshin mes Luftës Civile.

2. Malena

Emri i saj është kaq i shumë përmendur, por a e dini historinë që fshihet pas saj? Një prej roleve më të shkëlqyera të Monica Bellucci-it, Malena vjen me historinë e vajzës së bukur, "e dënuar" për t'u gjykuar nga shoqëria e cekët pikërisht për këtë bukuri.

3. Mrs  Dalloway

Një nga novelat më të famshme të autores Virginia Woolf. Në film, pasqyrohen me detaje momente nga jeta e Clarissa Dalloëay pas Luftës së Parë Botërore. Deri ku arrinë përjetimet dhe mendimet e një gruaje të shtresës së lartë?

4.Pride and Prejudice (2005)

Bazuar në novelën e famshme të Jane Austen, ky film rrëfen gjithë sakrificat e Elizabeth Bennet (Keira Knightley) dhe presionet që familja i bën për t'u martuar. Nga ky moment, jeta e saj merr një tjetër kthesë.

5.Vicky Cristina Barcelona

Ta nisim me një histori që do t'jua nxisë imagjinatën edhe më tani në verë. 2 shoqe të ngrushta nisen për pushime drejt Spanjës, por çfarë ndodh atje?! Joshen dhe dashurohen me të njëjtin njeri, piktorin Juan Antonio të luajtuar nga Javier Bardem. Gjërat bëhen edhe më të vështira kur i duhet të përballen me ish-gruan e tij, e cila është e paqëndrueshme emocionalisht. Vazhdimi do t'ju surprizojë!

6. Parasite

I cilësuar si filmi që bëri në një vit atë që Hollyëood e bëri në një dekadë, duhet ta shihni me çfarëdo lloj kushti.

7.The Age of Innocence (1993)

Newland Archer (Daniel Day-Leëis) i duhet të jetojë sipas rregullave që vendoste klasa e lartë e shoqërisë në Manhattan-in e viteve 1870-të.  May Ëelland (Ëinona Ryder) ishte ‘partnerja perfekte’ për të në çdo aspekt. Por diçka ndodh kur kushërira e gruas së tij, (luajtur nga aktorja Michelle Pfeiffer) kthehet nga jashtë pas një martese të dashtuar.  Pasionantë deri në çmenduri pas njëri tjetrit, të dy po rrezikonin mjaft.  Por a do të mund të dalë ai jashtë traditave shumë vjeçare për këtë dashuri?

8. Midnight in Paris (Mesnatë në Paris)

Nëse edhe ju mendoni që s'i përkisni kësaj epoke, shiheni tani!

9.Legends of the Fall

Bëhet fjalë për fillimin e shekullit të 20-të. William Ludloë jeton në mes të egërsisë së natyrës bashkë me 3 djemtë e tij. Tragjedia e historisë nis kur njëri prej vëllezërve vdes në luftë dhe dy të mbijetuarit e tjerë bien në dashuri me të fejuarën e tij...Rivaliteti për Susannah shkon aq larg sa familja s’do të jetë kurrë si më parë.

10. “The Bridges of Madison County”

Bashkë me Meryl Streep do të futeni dhe ju në dilema për të cilat ke kohë të mendosh gjatë vetëm në ditë me shi. Historia 4 ditore e një dashurie të pamundur!

Burim: Anabel

Të këshilluara

Jenna Dewan nënë për herë të dytë

Një muaj pasi i dha fund beqarisë me partnerin e saj Steve Kazee, aktorja Jenna Dewan është bërë nënë për herë të dytë. Ajo vetë e ka ndarë lajmin e bukur me...

10:16

Një tjetër sukses për Dua Lipan

Dua Lipa vazhdon të dëshmojë sukseset e saj çdo ditë e më shumë. Ylli shqiptar, e cila tashmë jeton dhe vepron në Mbretërinë e Bashkuar, ka arritur të zë ven...

18:27

62 vjetori i Sharon Stone

Aktorja dhe producentja Sharon Stone sot feston 62-vjetorin e saj të lindjes. Ajo u bë e famshme në vitet 90 me filmin e Stone debutoi për herë të parë në fi...

15:51

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI