Flash

Emergjenca nga koronavirusi, zbardhen propozimet e Bashës: Përjashtim nga taksat dhe kreditë, uji e dritat (VIDEO)

Lapsi.al 11 March 2020
Emergjenca nga koronavirusi, zbardhen propozimet e Bashës: Përjashtim

Kryedemokrati Lulzim Basha ka propozuar një paketë masash për t’i dalë përpara koronavirusit. Basha ka propozuar përjashtim nga taksat dhe kreditë si dhe nga fatura e ujit dhe dritave për zonat e prekura nga virusi vdekjeprurës.

“Nuk është koha për sulmet ndaj opozitës. Duhet të fokusohemi të kujdesi te mjekët dhe ndaj qytetarëve dhe që vendi të mos kalojë kolaps ekonomik. Për këtë arsye pas një konsulte me grupin ekonomik të PD-së dhe aleatëve me qëllim edhe mbrojtjen e bizneseve propozojmë;

pezullimin dhe fshirjen e faturave të ujit në zonat ku virusi është shfaqur

të ndalohet shkëputja e ujit dhe dritave deri në tejkalimin e gjendjes

të pezullohen kontributeve shëndetësore për 3 muaj

Përjashtimi nga tatim fitimi për të gjitha subjektet ku është shfaqur virusi, 2 muaj kosto të pagave të punonjësve

Përjashtim nga taksa e pronës për tre muaj

Përjashtim nga kamatëvonesat dhe gjobat për 3 muaj

Mbështetje për sektorin e turizmit, fason apo call center

Kërkojmë rishikimin e buxhetit për përballimin e kostove të të sëmurëve

Alokimin e fondeve për testimin e personave të prekur

Rritjen e fondeve për shërbimet sociale

I bëj thirrje sistemit bankar të riskedulojë këstet e kredive për rrethanat nga kriza.

Propozimet të studiohen me përparësi, nuk kam asnjë merak, le ta marrë meritën si për prindin që të rrijë në shtëpi. Nuk ka rëndësi nuk i propozoi i pari, e rëndësishme është ti thërrasin mendjes. Mos rrijë në tëitter, por të bëjnë punën sikur duhet dhe jo të merren me opozitën”, tha Basha.

Të këshilluara

OBSH shpall koronavirusin pandemi botërore

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e koronavirusit si pandemi. Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se numri i raste...

17:46

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI