Ndërsa Edi Rama propagandon gatishmërinë e sistemit shëndetësor për të përballuar situatën emergjente nga koronavirusi, e vërteta është ndryshe. Kësaj here e thënë nga vetë mjekët, jo nga opozita të cilën kryeministri e fshikullon nga mbledhjet e qeverisë.
Një debat kontravers lidhur me mundësinë e mjekëve shqiptarë për të përballuar emergjencën e koronavirusit ka ndarë sot në dysh politikën. Doktori i urgjencës në QSUT, Ilir Allkja, ka postuar një video në faqen e tij në Facebook, ku denoncon mungesën e veshjeve speciale për të vizituar pacientët që vijnë nga Urgjenca Kombëtare si të dyshuar me koronavirus. Ai thotë se për faktin që vizitoi mbrëmë tre pacientë të dyshuar me virusin e rrezikshëm, sot është në vetëkarantinim pasi nuk është i sigurt për shëndetin e tij.
Allkja shprehet se bashkë me kolegët e tij nuk kanë veshjen speciale e cila është e domosdoshme për të vizituar pacientët e dyshuar me Covid-19. Ne thotë mjeku, kemi pritur pacientët e dyshuar me koronavirus, thjesht me nje maskë të zakonshme. Ai bën thirrje për të kursyer jetën e mjekëve dhe kërkon nga qeveria veshje speciale (video poshte).
Pas publikimit të kësaj video, ajo u përdor si denoncim nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ku ai sugjeroi edhe një paketë masash financiare që dueht të ndërmarë qeveria.
Por pa u mbyllur mirë konferenca e PD-së ka reaguar menjëherë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo thotë se Basha po abuzon me publikun dhe publkoi një foto të mjekut Ilir Allkja ku ai pozon i veshur me pajisjet speciale. "Lulzim Basha sapo abuzoi përsëri me publikun, duke nxjerrë videon e një mjeku të QSUT, me pretendimin që ishte i papajisur me veshjen mbrojtëse apo me “pajisjen mbrojtëse”, siç e quajti! Nuk e di çfarë e ka shtyrë mjekun në fjalë të thotë që s’ishte i pajisur me veshjen speciale: shkruajti ministra duke e shfrytëzuar këtë ngjarje dhe për të hedhur poshtë skandalin e maskave të skaduara.

Nw kwtw garw pwrgwnjeshtrimesh dhe manipulimesh doktori i urgjencës në QSUT, Ilir Allkja, wshtw detyruar tw ndwrhyjw edhe njwherw pwr njw sqarim. Ai i ka precizuar ministres Manastirliu, rastin konkret qw e ka futur nw karantinw dhe jo lojwn me foto qw bwn ajo: "Dëgjoje edhe njëherë shqetësimin dhe apelin tim, dhe të lutëm thirr një specialist që të ta shpjegojë atë që kam thënë.
Në asnjë rast nuk kam thënë që Shërbimi i Urgjencës nuk ka veshje speciale, por kam thënë që ato veshje përdoren vetëm për raste që paraprakisht raportohen nga Zyra e Koordinimit të Urgjencës si të dyshuara me coronavirues.
Rasti për të cilin jam detyruar të vetëizolohem, më është raportuar nga Zyra e Koordinimit të Urgjencës pa shenja të ngjashme me atë të coronavrusit, prandaj dhe nuk jemi pajisur me veshjen special për të kryer vizitën në atë rast! Pas kontrollit, personi ka patur shenja të ngjashme me ato të coronaviruesit dhe në këtë moment është person i dyshuar si i infektuar me coronavirus" ka sqaruar ai nga vetwkarantinimi.
©Lapsi.al