Flash

Trafik kokaine nga Belgjika në Itali, 4 shqiptarë para gjyqit në qershor (Emrat)

Lapsi.al 10 March 2020
Trafik kokaine nga Belgjika në Itali, 4 shqiptarë para gjyqit në

Katër shqiptarë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge nga Belgjika në Itali do të dalin për para gjyqit më 8 qershor.

Ata u arrestuan më 13 qershor të vitit të kaluar dhe pas pothuajse një vit në qeli do të dalin para trupit gjykues.

Ky është vendimi i marrë sot nga gjyqtarja Vilma Passamonti në gjykatën në rrugën Clodio në Romë, me një zbrazëti të pazakontë për shkak të situatës së krijuar nga coronavirus.

Armand Çuni, 45 vjeç, rezident në Viterbo, Fatjon Sopi, 29, rezident në Canepina, Mario Kelmendi, 24, Canepina, dhe  Rudenc Medolli, 38 vjeç, rezident në Terni, janë 4 shqiptarët që e akuzuar si anëtarë të bandës që bënte trafikun e kokainës nga Brukseli në Viterbo, për ta shitur më pas në të gjithë zonën.

Banda u zbulua nga një maqedonas i rrahur për shkak të një borxhi. Denoncimi i maqedonasit është përfshirë në arsyet për marrjen e masës së sigurisë. Armand Çuni, që konsiderohet si një nga krerët e bandës, ka pranuar gjykimin e shkurtuar, rekomanduar nga avokati.

Ende nuk dihet se sa prej tyre do të gjykohen me procedurë normale e sa me procedurën e shkurtuar.

Ndërkaq, kapoja i bandës rezulton të jetë një tjetër shqiptar, 45-vjeçari Bledar Shtëmbari, rezident në Viterbo, që është në burgun e Frosinones për një tjetër çështje.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI