Flash

Situata tek Infektivi/ 6 të shtruar, perimetër sigurie dhe krevate bosh për të infektuar të tjerë

Lapsi.al 10 March 2020
Situata tek Infektivi/ 6 të shtruar, perimetër sigurie dhe krevate

Një perimetër sigurie rrethon spitalin Infektiv në QSUT, i cili është kthyer në karantinën e parë të Covid 19 në Shqipëri, ku janë shtruar deri tani 6 raste të konfirmuara.

Dy rastet e para, pacienti zero, 28-vjeçari dhe babai i tij, tre anëtarët e tjerë të familjes së tyre, por edhe një 31 vjeçar tjetër nga Tirana, po mbahen pikërisht në këtë karantinë.

Raportohet se asnjëri prej tyre nuk paraqet komplikacione, pra nuk kanë nevojë të intubohen e mbahen në reanimacion.

Spitali infektiv është zbrazur nga pacientët e tjerë dhe është bërë gati për raste të tjera të mundshme të prekur nga ky virus. Sipas neës 24, vetëm në katin e tretë të këtij spitali kanë mbetur disa pacientë, për të cilët nuk është krijuar ende një mundësi sistemimi.

Brenda ambienteve të këtij spitali lejohet vetëm personeli mjekësor, të pajisur me maska e veshje të posaçme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI