Flash

Shkon në 10 numri i të infektuarve me koronavirus. Stop çdo lloj transporti me Italinë

Lapsi.al 10 March 2020
Shkon në 10 numri i të infektuarve me koronavirus. Stop çdo

Shtohen 4 raste të reja me koronavirus te cilat nuk kanë lidhje me personat e tjerë që janë të prekur nga sëmundja.

Lajmi është bërë i ditur nga zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli. “Janë testuar në ISHP 114 raste, vetëm 10 janë pozitiv 2 që kanë qënë dje, janë 6 vetë kontakte të tyre dhe kemi edhe 2 raste të reja të panjohura qe nuk kane pasur kontakte me këta. – thuhet në njoftim. Sipas zv/ministres Rakacolli, njëri nga rastet është në Durrës.

Por jo të gjitha rastet që kanë rrezultuar të infektuar mbahen në spitalin infektiv. Aty qëndrojnë vetëm 3 pacientë, njëri gjendet ende në Durrës, ndërsa gjashtë të tjerë që janë të infektuar por nuk shfaqin shenja klinike janë të karantinuar në Shtëpitë e tyre dhe monitorohen.

Në spital qëndron vetëm nëse ke shenja klinike, pra je pozitiv por dhe ke shenja të sëmundjes . Personat që dolën pozitiv pas dy rasteve të para janë të vetëizoluar në shtëpi. Janë persona që nuk kanë shenja klinike. Vetëkarantinimi ka të bëjë me persona që kanë histori udhëtimi dhe nuk kanë shenja klinike. Nëse ti ke shenja respiratore, ke temperaturë dhe ke qenë në zonat e kuqe vjen këtu. Edhe atyre që nuk kanë histori udhëtimi i bëhet testimi. Në vetëkarantinim ke për detyrë të qëndrosh i izoluar, të përdorësh një dhomë të veçantë", tha drejtoresha e ISHP Albana Fiço.

Gjithashtu nën devizën e përhershme të theksuar ditët e fundit për të mos shkaktuar panik, zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli ka theksuar se në një rast urgjent të shpërthimit të epidemisë, kur spitali infektiv mbushet, të sëmirët e tjerë do të çohen drejt senatoriumit.

Rakacolli tha se Shqipëria është duke u përgatitur për të përballuar situatën me koronavirusin duke menduar skenarin më të keq si në Italinë fqinje të prekur nga COVID-19. Rakacolli tha se nëse do të arrihet në pikën që spitali Infektiv në QSUT të mbushet me pacientë, atëherë është menduar për të kthyer në karantinë edhe spitalin "Shefqet Ndroqi", ose senatoriumi siç njihet.

Duke parë përmasat e jashtëzakonshme që po merr situata qeveria ka vendosur edhe ndërprerjen e të gjitha udhëtimeve ajrore dhe detare me Italinë.  "Sonte do të nisen tragetet e fundit Vlorë-Brindizi dhe Durrës-Bari me të gjithë pasagjerët. Pas këtij itinerari nuk do të ketë me udhëtime të tjera. Në rast se autoritetet italiane do jenë të interesuara të vijnë bosh dhe të marrin pasagjerë ne jemi të hapur për këtë bashkëpunim. Tregëtimi i mallrave nuk do të ketë asnjë penalizim as nga ajri edhe nga deti” njoftoi sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI