Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Rama e pranon që maskat janë të skaduara: Mund të përdoren gjerësisht edhe pas datës së skandencës

Lapsi.al 10 March 2020
Rama e pranon që maskat janë të skaduara: Mund të

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së qeverisë, e ka pranuar që maskat janë të skaduara sic pati denoncuar më herët edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha. Rama ka kërkuar më shumë përgjegjshmëri nga qytetarët dhe u ka bërë thirrje se nuk është koha të bëjnë deklarata se 'janë lab' 'janë trima' apo 'nuk i gjen gjë' nga koronavirusi.

Thirrja për të shmangur kontaktet tha Rama nuk është një gjë që vjen si dëshirë e jona, por një urdhër i OBSH për të frenuar përhapjen. Rama apeloi që të gjithë të tregohen të përgjegjshëm nga ai që e quajti “armik i padukshëm” që hyn në trupin tonë.

"Këto janë maskat për personelin mjekësor, që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejtë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit. Janë maska që kanë ardhur në Shqipëri si dhuratë nja një fondacion nga Kanadaja, janë ndaluar në doganën e Durrësit për shkak se siç dihet në Shqipëri ka pasur një regjim doganor edhe për materialet apo dhuratat me natyrë humanitare. Ishin të destinuara për një shoqatë bamirësie e cila, mbas thirrjeve të përsëritura nuk u paraqit të paguante detyrimet e shtetit dhe të tërhiqte këto pako që janë prodhim amerikan. Dhe nëse këto maska do të ishin të rrezikshme dhe nëse skadenca e tyre do të implikonte përveç uljes së eficencës në sallat kirurgjikale ku operohen njerëz, këto maska nuk dilnin dot nga kufijtë e Kanadasë dhe nuk përshkonin oqeanin për të ardhur në Shqipëri.

Janë maska që përdoren gjerësishtt pas datës së skadencës, jashtë sallave kirurgjikale. Që do të thotë jo sepse në salla janë të rreezikshme, por se nuk kanë të gjithë efektshmërinë tyre dhe janë maska që zëvendësojnë disa herë më mirë facoletën apo garzat që vendosen përpara fytyrës përvetëmbrojtjen në kontaktin gjatë një gjendjeje të caktuar gripale. Të thuash që janë të rrezikshme, do të thotë që të duash të përhapësh panik apo të harrosh se nuk është koha për të luftuar me qeverinë", tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI