Flash

Publikohet versioni zyrtar i këngës së Arilenës në Eurovision

Lapsi.al 10 March 2020
Publikohet versioni zyrtar i këngës së Arilenës në

Arilena Ara ka publikuar sot versionin në anglisht të këngës konkurruese në “Eurovision”!

Këngëtarja shqiptare lajmëroi që dje ndryshimet e para në këngë, kur njoftoi se titulli i këngës do të jetë “Fall from the sky” dhe jo “Shaj”.

Sot është publikuar versioni zyrtar i Eurovizionit me tekst, ndërkohë që ende nuk e kemi një videoklip, për të cilin Arilena ka punuar këto javët e fundit.

Përpos tekstit, i cili ka një ndryshim rrënjësor, melodia dhe ritmi mbeten të njëjtët. Pasi kemi dëgjuar versionin anglisht të këngës, tani na mbetet të shohim videoklipin e realizuar në Hollandë.

Arilena do të performojë në “Eurovision” në gjysmën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale (14 maj), në Rotterdam.

Këngëtarja shqiptare është vlerësuar shumë nga mediat e huaja për talentin e saj.

Madje, “BBC” shkroi se s’do të mund të ishte “Eurovision” pa një baladë si e Arilenës.

Të këshilluara

Një tjetër sukses për Dua Lipën

Dua Lipa është nga ato artiste që suksesi i saj nuk na suprizon më. Këngëtarja me origjinë shqiptare vetëm pak javë më parë publikoi këngën e re “Don’t Star...

11:40

Gold Ag i jep fund beqarisë

Gold AG i ka dhënë fund beqarisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi nëpërmjet një postimi në Instagram ku tregon dy duar të bashkuara që formojnë shqiponjë...

11:05

Rita Ora, gati hitin me Lewis Capaldi

Ata janë 2 nga artistët më të suksesshëm të industrisë së muzikës që kanë publikuar hite të njëpasnjëshme. Së fundmi Rita Ora dhe Lewis Capaldi kanë vendosur t...

18:17

Afërdita tregon planet për një fëmijë

Historia e dashurisë e Afërdita Dreshajt dhe sportistit çek, Jakub Kindl, është një nga më të komentuarat e mediave dhe shpesh në vëmendjen e publikut. Ata u ma...

16:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI