Flash

Një tjetër sukses për Dua Lipan

Lapsi.al 10 March 2020
Një tjetër sukses për Dua Lipan

Dua Lipa vazhdon të dëshmojë sukseset e saj çdo ditë e më shumë.

Ylli shqiptar, e cila tashmë jeton dhe vepron në Mbretërinë e Bashkuar, ka arritur të zë vend sërish në top 10-shen e top listave amerikane. 24-vjeçarja është renditur e pesta në top-listën prestigjioze të Billboard, ‘Hot 100’, me projektin “Don’t Start Now”. Kjo renditje e grafikëve bazohet në shitjet, transmetimin në radio dhe internet në Shtetet e Bashkuara.

Ndër tjerash, bukuroshja ka arritur që të hyjë në top 10 të Billboard Hot 100 në vitin 2018 me hitin “New Rules”. Gjithashtu, edhe dy këngë të tjera të saj ishin në Billboard Hot 100 asokohe, “Scared to be Lonely” dhe “Blow Your Mind Mwah”.

“Don’t Start Now” përndryshe u lansua më 1 nëntor dhe është pjesë e albumit “Future Nostalgia”, i cili i plotë pritet të publikohet më 3 prill. Kënga ka kaluar shifrën e 170 milionë klikimeve në platformën zyrtare të Duas në YouTube.

Të këshilluara

62 vjetori i Sharon Stone

Aktorja dhe producentja Sharon Stone sot feston 62-vjetorin e saj të lindjes. Ajo u bë e famshme në vitet 90 me filmin e Stone debutoi për herë të parë në fi...

15:51

Berguzar Korel, nënë për herë të dytë

Aktorja e njohur turke Berguzar Korel është bërë nënë për herë të dytë. Aktorja ka sjell në jetë djalin e dytë nga martesa me Halit Ergenç. Ky lajm u bë i di...

14:43

Një tjetër sukses për Dua Lipën

Dua Lipa është nga ato artiste që suksesi i saj nuk na suprizon më. Këngëtarja me origjinë shqiptare vetëm pak javë më parë publikoi këngën e re “Don’t Star...

11:40

Gold Ag i jep fund beqarisë

Gold AG i ka dhënë fund beqarisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi nëpërmjet një postimi në Instagram ku tregon dy duar të bashkuara që formojnë shqiponjë...

11:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI