Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Mesazhi i fortë amerikan për Kosovën: Nuk shpenzojmë miliona për qeverinë që punon kundër qytetarëve të saj

Lapsi.al 10 March 2020
Mesazhi i fortë amerikan për Kosovën: Nuk shpenzojmë miliona

Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Skënder Hyseni sot është pritur në takim nga i Dërguari i Posaçem i Presidentit Trump, Ambasadori Richard Grenell. Gjatë këtij takimi, Grenell ka dhënë një mesazh të fortë.

Grenell ka thënë se Amerika nuk mund të vazhdojë të shpenzojë qindra miliona dollarë për ushtri dhe ndihma e projekte tjera në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj. Këtë mesazh të ambasadorit Grenell, e ka përcjellë Skënder Hyseni përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Por, Amerika nuk mund ta mbrojë Kosovën nga vetvetja, përkatësisht nga sjelljet e papërgjegjshme të Qeverisë dhe liderëve të saj, ishte mesazhi i Ambasadorit Grenell, duke shtuar se Amerika nuk mund të vazhdojë të shpenzojë qindra miliona dollarë për ushtri dhe ndihma e projekte tjera në një vend ku qeveria punon kundër interesave të qytetarëve të saj”, ka shkruar Hyseni.

Ndryshe, Donald Trump Jr, djali i presidentit amerikan Donald Trump, ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të largohen nga Kosova.

“Pajtohem. Janë 650 trupa amerikanë në Kosovë. Është koha të sillen në shtëpi”, ka shkruar Trump.

Ai këtë koment e ka bërë bashkëngjitur me postimin e senatorit amerikan, David Perdue, i cili sot shkroi se Amerika duhet ta rikonsiderojë prezencën ushtarake në Kosovë.

Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai./ Express

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI