Flash

Shkon në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Lapsi.al 10 March 2020
Shkon në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Shkon në 10 numri it ë prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Lajmi vjen nga Ministria e Shëndetësisë.

Janë testuar në ISHP 114 raste, vetëm 10 janë pozitiv 2 që kanë qënë dje, janë 6 vetë kontakte të tyre dhe kemi edhe 2 raste të reja të panjohura qe nuk kane pasur kontakte me këta. - thuhet në njoftim.

Sipas zv/ministres Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, njëri nga rastet është në Durrës.

Në konferencën për mediat ku u njoftuan përditësimet e reja për të prekurit me COVID 19 në vendin tonë, u fol edhe për situatën e pacientëve, por edhe kapaciteteve që kanë spitalet tona.

Zh.ministrja Mira Rakacolli deklaroi se në këto momente në Infektiv po mbahen vetëm 3 persona nga 10 të prekurit. Ajo sqaroi se dy rastet e para nuk janë në karantinën e spitalit, por janë vetëizoluar në shtëpitë e tyre.

Të jesh bartës nuk është njësoj si të jesh i sëmurë. Por ke aftësi ta përçosh virusin pavarësisht se ti nuk mund të sëmuresh, prandaj është e nevojshme të vetëkarantinohesh. Edhe dy pacientët e parë janë të vetëizoluar. Kur je në vetëkarantinim ke për detyrë të qëndrosh në ambient të izoluar, personi vendos një maskë, të përdorë ambiente të veçanta dhe të njoftojë për ndryshimin e gjendjens së tij 127”. 

Në rastin më të keq, nëse do të mbushet Infektivi, pritet që pacientet të hospitalizohen në Sanatorium, në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Edhe në skenarin më të keq, në rast se mbushet Infektivi, do të kemi edhe spitalin Shefqet Ndroqi, i kemi marrë të gjitha masat”,- sqaroi mjekja.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI