Flash

Koronavirusi/ Në urgjencën e Infektivit edhe 3 pacientë të tjerë, pritet rezultati i analizave

Lapsi.al 10 March 2020
Koronavirusi/ Në urgjencën e Infektivit edhe 3 pacientë të

Të paktën tre persona të tjerë, përveç 6 të infektuarve me virusin COVID 19 po mbahen në urgjencën e spitalit Infektiv, të kthyer në karantinën e parë në Shqipëri.

Dy prej këtyre personave janë çifti nga Skrapari dhe një rast tjetër i ardhur nga Sanatoriumi, njofton news 24. Këta po mbahen të izoluar në katin zero të Infektivit, deri në daljen e përgjigjeve të analizave nga ISHP.

Mësohet se bëhet fjalë për një procedurë standarde, ku çdo persona që vjen me ambulancë të dedikuar, mbahet i izoluar deri sa të dalin analizat, pra mbahen në urgjencë.

“Janë 16 bokse me nga 12 shtretër për pritjen e tyre. Pastaj nëse del pozitiv me COVID 19 ai shtrohet në katin e parë ku janë edhe 6 të tjerë të prekur nga ky virus. Nëse del negativ del nga urgjenca”,- sqaroi gazetari Eroon Skëndaj.

Sa për gjendjen shëndetësore të 6 prej të prekurve, gazetari tha se janë në gjendje stabël dhe nuk kanë komplikacione.

Megjithatë ai shtoi se në ambientet e Infektivit është parë disa herë të hyjë e të dalë një autoambulancë që çon monstrat e analizave në ISHP.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI