Flash

Çfarë ndodh me motin sot

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Vranësira të pakta dhe kalimtare pri...

09:49

Koronavirusi, mesazh i ambasadës amerikane në Tiranë: Bashkohuni në frymë dhe veprime

Lapsi.al 10 March 2020
Koronavirusi, mesazh i ambasadës amerikane në Tiranë: Bashkohuni

Situata e koronavirusit në Shqipëri sjell edhe reagimin e Ambasadës amerikane në vendin tonë. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ambasada shkruan se COVID-19 kërkon cilindo në Shqipëri, dhe prandaj duhet një bashkim në frymë dhe në veprime. Ambasada vazhdon duke njoftuar se edhe ata do të zbatojnë masat mbrojtëse të rekomanduara nga OBSH.

Reagimi i ambasadës Amerikane

COVID-19 kërkon që cilido në Shqipëri – pavarësisht se kush je – të bashkohet në frymë dhe në veprime. Ashtu si Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Basha ranë dakord së bashku, kjo është një kohë për veprime të qeta dhe praktike nga publiku, dhe veprime të shpejta e të përgjegjshme nga të gjithë udhëheqësit. Në këtë drejtim, edhe Ambasada do të zbatojë masat mbrojtëse bazë ndaj COVID-19 të rekomanduara nga OBSH-ja, përfshirë mbajtjen e largësisë midis personave dhe masa të rritura personale higjienike, si larja e shpeshtë e duarve. Do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të udhëhequr një përgjigje të bashkërenduar dhe transparente, e cila i mban të gjithë njerëzit në Shqipëri sa më të sigurt, të shëndetshëm dhe të informuar që të jetë e mundur.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI