Flash

Tiranë, prangosen 4 persona dhe procedohet një tjetër

Lapsi.al 9 March 2020
Tiranë, prangosen 4 persona dhe procedohet një tjetër

Policia e Tiranës ka bërë të mundur prangosjen e 4 personave dhe ka proceduar një tjetër. Konkretisht, është arrestuar në flagrancë shtetasi S. D., 21 vjeç.

“Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj mjetit me drejtues A. D. dhe pasagjer S. D., në xhepin e xhupit të shtetasit S. D., kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike, e llojit kokainë.” – njofton policia.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi A. D., për veprën penale "Moskallëzim i krimit".

Po ashtu, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z., 23 vjeç, sepse në sheshin “Skënderbej”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa.

Është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi A. K., 40 vjeç.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" nga Gjykata e Apelit Tiranë dhe ka goditur shtetasin A. J., në rrugën "Shaban Bardhoshi".” – njofton policia.

Ndërsa, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi L. D., 36 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim policor për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", duke shkelur kështu vendimin e Gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI