Flash

“Nxënësit do mësojnë në shtëpi”/ Ministrja Shahini: Krijohen klasa virtuale, jo zëvendësim orësh dhe shtyrje të provimeve të maturës

Lapsi.al 9 March 2020
“Nxënësit do mësojnë në shtëpi”/

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, zbardhi detaje mbi vendimin e qeverisë për të pezulluar për dy javë mësimin në të gjitha shkollat shqiptare, për shkak të mbërritjes së koronavirusit në Shqipëri.

Në një dalje për media, ministrja deklaroi se mësimi do të vijojë nëpër shtëpi, ku do të krijohen “klasa virtuale” në telefona dhe mësuesit do iu dërgojnë gjithçka nxënësve.

Kjo, sipas ministres, do të ndodhë, pasi nuk do të mund të zëvendësohen dot të gjitha orëve të mësimit, për shkak të humbjes së orëve të mësimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Arsyeja e mbylljes së shkollave është frenimi i përhapjes së virusit. Është parandaluese dhe frenuese. Nuk ka nevojë për panik. Fëmijët dhe të rinjtë nuk janë të rrezikuar por mbartës. Ndaj bëhet pezullimi për të mos u përhapur virusit.

Për shkak të humbjes së orëve të mësimit nga tërmeti i 26 nëntorit, nuk do të zëvendësohen dot të gjitha orët e mësimit. Fëmijët do punojnë nga shtëpia. Materialet do ndahen në rrjetet sociale dhe do kalojnë nga drejtorët e shkollave tek mësuesit, të cilët do ia kalojnë prindërve dhe këta të fundit do ia përcjellin fëmijëve. Do përdoret edhe metoda e selfie video, kjo është një nga mënyrat. Nëse ka pyetje, mësuesi bën video dhe e dërgon nxënësve në grup. Do aplikohet që nesër. Do krijohen klasë virtuale. Nxënësit duhet të mësojnë në shtëpi. Kjo është masë ekstreme për ndalimin e përhapjes së virusit. Shkollat janë të mbyllura deri më 23 mars. Komunikimi me nxënësit duhet të bëhet përmes prindërve”, tha ministrja.

Ministrja e Arsimit tha se nuk do të shtyhet datat për provimet e maturës shtetërore dhe se gjimnazistëve do u dërgohen materiale udhëzuese. Shahni shtoi se po komunikon me të gjitha bashkitë për dezinfektimin e shkollave.

“Besoj që do bëhet dezinfektimi. Po bashkëpunojmë me bashkitë. Për maturën shtetërore nuk do shtyhet data. Do jetë e vështirë për maturantët që aplikojnë për universitet. Do mundohemi t’ia dërgojmë materialet që të punojnë nga shtëpia. Nëse i përcjellin udhëzimet tona do jenë më të përgatitur për shkak të botimit të pyetjeve. Linku do publikohet tani në faqen zyrtare në Ministrisë së Arsimit për udhëzimet”, shtoi ajo.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI