Flash

Mbërrin koronavirusi. Mbyllen shkollat dhe linjat ajtore me Italinë veriore

Lapsi.al 9 March 2020
Mbërrin koronavirusi. Mbyllen shkollat dhe linjat ajtore me Italinë

Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus një babai dhe nje djali të ardhur nga Firence, qeveria ka vendosur mbylljen e te gjitha shkollave per dy jave. Bashkëngjitur me të do pezullohen fluturimet me Veriun e Italise dhe “zonat e kuqe” ku vendi fqinjë ka futur në karantinë 15 milionë qytetarë, në lombardi dhe Veneto.

Kryeministri Rama nga mbledhja e sotme e qeverisë ku u vendos për këto masa tha: “Masat e sotme, gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar janë pezullimi i fluturimeve direkte nga Veriu i Italisë dhe me të gjitha zonat e kuqe deri në datën 3 prill, mbyllja e institucioneve arsimore për 2 javë për të ndaluar përhapjen e pastaj vlerësimi më tej.

"Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka raportuar se “Jane konfirmuar dy rastet e para me COVID -19, dy qytetare 54 vjec dhe 28 vjec banues në Tiranë, rast i importuar që ka udhëtuar nga Firence në Shqiperi, ku ka hyrë përmes pikes kufitare te Hanit të Hotit në 26 shkurt, ndërkohë që babai është rast i konfirmuar si kontakt i ngushtë" tregoi ajo.

Rama ka bere apel per kujdes per vizitat neper spital, qe te shmangen sa me shume vizitat per te afermit e shtruar aty.

“Do ju lutesha shumë atyre që kanë të afërm në spital në QSUT të kufizojnë maksimalisht vizitat de të lehtësojnë punën e gjithë personelit por edhe të tonën e përbashkët" tha ai.

Por kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot nga mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë,  se OBSH kundërshton me forcë mbylljen e kufijve.“Në gjithë vendet ku ka prevaluar qetësia dhe vetëpërmbajtja dhe administrimi i këtij fenomeni kërcënues është më i mirë. OBSH kundërshton me forcë mbylljen e kufijve. E them këtë se në mënyrë të vazhdueshme është predikuar nga burime të pacertifikuara që nuk kanë asnjë kompetencë për këshilltarin apo sugjeruesin se duheshin mbyllur kufijtë dhe sic tregojnë eksperiencat e vendeve mbyllja e kufijve është një masë shumë drastike e papërdoruar pothuajse fare apo pjesërisht në raste shumë specifike të lidhur me të dhëna shumë specifike që vendi sot nuk i ka”- tha kryeministri Rama.

©Lapsi.alrama

Masat perveç mbylljes së shkollave

1- Mbyllja e aktiviteteve publike apo jopublike, grumbullimet, konferencat, ndeshje sportive, koncerte, tubime, dëgjesa publike deri më 3 prill.

2- Vetëkarantinim i detyruar për qytetarët që vijnë nga nga ”zonat e kuqe” të vendeve të prekura.

3- Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore ato do të kryhen me autorizim

4- Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe familjarëve për pacientët, në spital ndalohet hyrja e familjarëve apo shoqëruesve. Me përjaashtim kur kërkohet nga mjekët apo Drejtoria e Spitaleve. Ftojmë qytetarët të zbatojnë rregullin.

5- 400 milion lekë të cilat vjnë për mbështetjen e sistemit shëndetësor në kuadër të masave paraprake për parandalimin e koronavirusit do të shkojnë për fuqizimin e flotës së aparaturave dhe rritjen e stokut të mjeteve mbrojtëse personale.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI