Flash

Kjo është dhurata që Nexhmije Hoxha i la Rezarta Shkurtës para se të ndërronte jetë

Lapsi.al 9 March 2020
Kjo është dhurata që Nexhmije Hoxha i la Rezarta Shkurtës

Muajin që lamë pas, bashkëshortja e ish-diktatorit të Shqipërisë, Nexhmije Hoxha, ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare.

Ajo mbylli sytë përgjithmonë në shtëpinë e saj në Laprakë, pranë familjarëve.

Para se të ndërronte jetë, Nexhmija publikoi edhe një libër me rreth 530 faqe, për historitë e kaluara.

Në këtë libër autorja mbronte maksimalisht figurën e të shoqit, dhe kujtonte edhe vizitat e shumta që priste në shtëpi pas vdekjes së Enverit.

Pikërisht këtë libër me domethënie të madhe për pasardhësit e saj, Nexhmija ia ka dhuruar edhe nipit të saj, Ermalit dhe Rezarta Shkurtës.

Kjo e fundit ka publikuar në InstaStory dhuratën e fundit nga Nexhmija, e cila i ka lënë edhe një shënim.

“Të dashur Ermal dhe Rezarta, ju lë këtë libër, të fundit të jetës time, për kujtim e me urimet për jetë të lumtur e prosperitet në punë. Ju përqafoj bashkë.”- është shkrimi i saj, të cilin Rezarta e shoqëron me fjalët “Grua historike”.

Të këshilluara

Dua Lipa, klip të ri për 'Physical' (Video)

Këngëtarja Dua Lipa, ka publikuar një videokilip të ri për këngën e saj “Physical”. Kjo këngë e cila është publikuar në kanalin YouTube me 21 shkurt të këtij...

18:08

Rita Ora kapet mat me Joey Essex

Joey Essex kaloi mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë luksoze të këngëtares Rita Ora. Pas një mbrëmje të zjarrtë në lokalet e natës në Londrën Perëndimore, ato u...

16:06

Klea Huta konfirmon shtatëzaninë (Foto)

Klea Huta dhe Elgit Dota së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë! Në fakt lajmi për pritjen ka disa kohë që qarkullon në media, fillimisht i konfirmu...

14:49

Kida, kontratë me Sony Music

E ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” për të surprizuar një vajzë që e kishte këngëtare të preferuar, ajo u bë pjesë dhe e një mini-interviste me Arbana Osmanin,...

14:01

Foto e Kylie dhe Beyonce konfuzoi fansat

Një foto e miliarderes së njohur, Kylie Jenner ka mjaftuar që rrjeti të “ziejë” sërish. 22-vjeçarja ka publikuar një foto të sajën ku shfaqet e veshur me fu...

13:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI