Flash

Hetimi i rrezikut/ Në gjurmët e itinerarit të "pacientit zero"

Lapsi.al 9 March 2020
Hetimi i rrezikut/ Në gjurmët e itinerarit të "pacientit

Sfida për tu përballur me koronavirusin tani i ngjan më shumë një pune policore sesa një beteje mjekësore. Nëse merret i mirëqenë versioni zyrtar, se Covid -19 nuk ka qenë këtu, por është importuar nga një i infektuar i ardhur në 26 shkurt nga Firencja (zëra nga opozita e hedhin poshtë këtë version duke pretenduar se në kryeqendrën e Toskanës nuk ka ende asnjë rast dhe së dyti se deri më tani ka tre vdekje të dyshimta në vend), puna kryesore mbetet të zbulohen njerëzit që ka kontaktuar ai që ministria e shëndetësisë e konsideron si pacienti zero dhe i ati i tij që rezultoi gjithashtu i infektuar.

“Kemi një rast të importuar, ky quhet pacienti zero dhe kemi kontaktin e ngushtë të tij, pra nuk kemi transmetim komunitar për momentin. Ky është rasti zero për vendin tonë e kemi të qartë edhe kontaktin e ngushtë që ai ka pasur” - tha sot Silva Bino, shefe e departamentit te sëmundjeve infektive ne ISHP.

Po nëse prezumojmë se virusi nuk ka qenë më parë mes nesh, pyetja është: Kë kanë takuar babë e bir në dy javë?

Ajo që thonë burimet zyrtare, se deri më tani po mbahen në karantinë 24 vetë që kanë pasur kontakte me ta, nuk është shumë qetësuese.

Burime mediatike që kanë investiguar mbi itinerarin e dy të infektuarve pretendojnë se ata kanë pasur marrëdhënie me shumë më tepër njerëz. Ato raportojnë se dy personat e prekur nga koronavirusi në Shqipëri, babë e bir V.K dhe P.K, banonin në një nga lagjet më të njohura të kryeqytetit. Saktësisht, dy të infektuarit me koronavirus banonin në rrugën “Irfan Tomini” të Bulevardit Bajram Curri, zonë e njohur ndryshe si ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re.

Gazetarët që hetuan pretendojnë se numri i të prekurve mendohet të jetë shumë më i madh. V. K. ndër të tjera ka në pronësi një njësi shërbimi bilardo dhe bar kafeje në rrugën “Irfan Tomini” , gjë që nuk përjashton dhe kontaktet rastësore me persona të tjerë.

Pra hetimi mbi ata që duhet të kenë pasur kontakte me “pacientin zero” dhe me të atin e tij duhet të jetë shumë më i thellë dhe më i madh. Sa shumë njerëz kanë hyrë në kafen dhe bilardon e tyre në mbi dy javë? Me sa vetë kanë pasur kontakt ata përpos, klientëve të tyre?

Pra edhe nëse babë e bir e kanë marrë virusin nga Firencja dhe jo nga dikush tjetër brenda vendit, mundësia që ata ta kenë përhapur gjatë gjithë kësaj kohe është tejet e madhe. Prandaj thirrja publike duhet të jetë për karantinimin e të gjithë atyre që kanë frekuentuar kafen dhe bilardon e rrugës “Irfan Tomini”. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI