Flash

Frika nga koronavirusi, anulohen edhe dy destinacionet të tjera me Italinë

Lapsi.al 9 March 2020
Frika nga koronavirusi, anulohen edhe dy destinacionet të tjera me

Anulohen edhe 2 destinacione të tjera të fluturimeve Itali-Shqipëri për shkak të koronavirus.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njofton se listës së fluturimeve të anuluara u shtohen edhe fluturimet me aeroportin e Ankonës dhe Torinos.

“Tirana International Airport njofton të gjithë pasagjerët se në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, do të anulohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” - njofton Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Ndërsa fluturimet me destinacion aeroportin e Barit dhe atë të Romës vazhdojnë normalisht.

Ndërkohë, për të gjithë fluturimet që janë anuluar, Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, bën me dije se udhëtarët duhet t’i drejtohen kompanive ajrore ose agjencive ku i kanë blerë për rimbursim.

Kompania “Air Albania”, nga ana tjetër, njofton se duke marrë shkas nga njoftimi i Këshillit të Ministrave anulon të gjitha udhëtimet me Italinë.

Dy anulimet e reja i shtohen listës së mëposhtme:

Aeroporti Milano Malpensa (MXP)

Aeroporti Milano Bergamo (BGY)

Aeroporti Bologna (BLQ)

Aeroporti Firenze (FLR)

Aeroporti Genoa (GOA)

Aeroporti Perugia (PEG)

Aeroporti Pisa (PSA)

Aeroporti Rimini (RMI)

Aeroporti Venezia (VCE)

Aeroporti Anconës (AOI)

Aeroporti Torinos (TRN)

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI