Flash

FOTO/ Parashikimi për koronavirusin 40 vjet më parë dhe profecia për fundin e tij

Lapsi.al 9 March 2020
FOTO/ Parashikimi për koronavirusin 40 vjet më parë dhe profecia

A ishte parashikuar koronavirusi shumë vite para se ai të ekzistonte? Janë të paktën dy libra, ku virusi i frikshëm parathuhet se do të ndodhë. Njëri është triler, fantazi në fiction, ndërsa tjetri një parashikim, që lidhet me ngjarje të vitit 2020.

“Ata e quanin Wuhan 400 pasi ishte krijuar në laboratorët e tyre jashtë qytetit të Wuhanit dhe ai ishte mikro-organizmi i 400-të i krijuar nga njeriu në një laborator. Wuhan 400 është një armë perfekte. Ajo prek vetëm qeniet njerëzore. Wuhan 400 nuk mund të jetojë jashtë një organizmi njerëzor për më shumë se një minutë, çka tregon se ai nuk mund të kontaminojë objektet dhe sipërfaqet ashtu sikurse i kontaminonte antraksi apo mikro-organizma të tjera”.

Është ky vetëm një pasazh nga novela triller “Sytë e errësirës”, e autorit amerikan Dean Koontz, botuar në vitin 1981. Libri është i fokusuar në historinë e një nëne që kërkon të mësojë nëse i biri që ishte zhdukur një vit më parë, kishte vdekur apo ishte ende gjallë. Megjithatë duket se rrëfimi për virusin që në libër mban emrin “Wuhan 400”, përputhet me koronavirusin që shpërtheu në fund të vitit 2019.

Në fakt jo tamam plotësisht. Është e vërtetë që ashtu si koronavirusi edhe virusi “Wuhan 400” shpërthimin e kanë në të njëjtin vend, në qytetin kinez Wuhan. Nga ana tjetër edhe përhapja laboratorike ishte një teori konspirative, që u diskutua edhe në rastin e kroonavirusit. Ku ndryshon “Wuhan 400” nga koronavirusi? Sepse, sipas novelës virusi në fjalë mund të përhapej vetëm tek njerëzit dhe kishte një vdekshmëri 100 përqind, ndërsa koronavirusi ka një vdekshmëri në 2-3 përqind dhe gjithashtu ai ka prekur edhe kafshët. Ndryshe nga sa është krijuar në novelë, koronavirusi mund të rezistojë nga disa orë në disa ditë në sipërfaqet jashtë trupit të njeriut.

Por një tjetër libër, i titulluar “Fundi i ditëve”, botuar në vitin 2008 nga Sylvia Browne e vetëcilësuar mësuese shpirtërore, flet për një sëmundje të rëndë që do të shpërthejë rreth viteve 2020.

“Rreth viteve 2020 një pneumoni e rëndë do të shpërndahet në të gjithë globin duke sulmuar mushkëritë dhe rrugët bronkiale. Ajo do të jetë rezistente ndaj të gjitha mjekimeve të njohura. Megjithatë më i çuditshëm se vetë sëmundja do të jetë fakti që ajo do të zhduket po aq shpejt sa do të krijohet, por më pas do të rikthehet pas 10 vitesh për t’u zhdukur përgjithmonë”./Opinion.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI