Flash

Delinda Disha në gjyq me Top Channel: Më falsifikuan firmën

Lapsi.al 9 March 2020
Delinda Disha në gjyq me Top Channel: Më falsifikuan firmën

Aktorja e njohur e humorit Delinda Disha ka vendosur të flasë për padinë që mori nga “Top Channel”, pasi u largua në televizioni ku ka qenë pjesë e “Portokallisë”.

E ftuar në emisionin “ThumbON” në TV Ora ajo tregon se në vitin 2018 vendosi të hiqte dore nga ky program dhe gjithçka u bë sipas rregullave, thotë aktorja, e cila shton se u nda mirë me drejtuesit e televizionit.

Por pak muaj pasi kishte filluar punë në “Klanifornia” asaj i vjen një padi nga televizioni për shkeljen e një kontrate në të cilën ishte falsifikuar firma, shton aktorja. Ajo e quan “të turpshëm” këtë veprim dhe shprehet se në fund, do të vitojë e drejta.

Aulona Musta:  Ti je në gjyq me Top Channel apo Portokallinë?

Dalinda Disha: Me Top Channel. Aktualisht jam në gjyq me administratoren dhe pronaren e Top Medias Vjollca Hoxhën.

Fatma Haxhialiu: Po për çfarë?

Dalinda Disha: Po mesa duket nuk e pranojnë largimin tim, ka qenë një humbje e madhe dhe nuk e di. 

Fatma Haxhialiu: Thua se është çështje inati?

Dalinda Disha: Shiko, faktikisht mua padia më ka ardhur gati 4 muaj pasi kisha filluar “Klanifornian” dhe më bëri pak përshtypje me thënë të drejtën sepse unë u ndava shumë mirë me të gjithë, duke filluar që nga Vjollca dhe gjithë të tjerët. Nuk e prisja por ja që ndodhi dhe e turpshmja është që arrin dëri aty sa të hedhin në gjyq duke falsifikuar dhe firmën tënde në një kontratë me të cilën të hidhnin në gjyq Delindën sepse unë marrëdhëniet me Top Channel i kam mbyllur që në 2018. 

Ata kanë bërë një kontratë 2-vjeçare që nuk funksionon sepse ne kontratat i kemi pasur 1-vjeçare. Ata kanë bërë një kontratë 2017-2019 në të cilën kishte një klauzolë që ndodhej në kontratë që unë nuk duhet të punoja një vit në asnjë televizion konkurrent aq më tepër në televizionin Klan etj etj. Duke qenë se unë i kisha mbyllur marrëdhëniet mund të isha shumë konshiente për largimin tim nga ai show humori dhe shkova u largova, ndërkohë që në janar më vjen kërkesë padia. 

Është e turpshme, unë e përjetova për hir të vërtetës, por tani e kam marrë shumë lehtë sepse e drejta fiton gjithmonë. Është e turpshme që një televizion të arrijë deri në këtë farë niveli që të falsifikojë kontratën e një nga aktorëve që për 5 vite sa kam qenë aty kam pasur marrëdhënie shumë të mira dhe jeta është e gjatë, ndoshta unë mund të shkoja prap. 

Të këshilluara

Dua Lipa, klip të ri për 'Physical' (Video)

Këngëtarja Dua Lipa, ka publikuar një videokilip të ri për këngën e saj “Physical”. Kjo këngë e cila është publikuar në kanalin YouTube me 21 shkurt të këtij...

18:08

Rita Ora kapet mat me Joey Essex

Joey Essex kaloi mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë luksoze të këngëtares Rita Ora. Pas një mbrëmje të zjarrtë në lokalet e natës në Londrën Perëndimore, ato u...

16:06

Klea Huta konfirmon shtatëzaninë (Foto)

Klea Huta dhe Elgit Dota së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë! Në fakt lajmi për pritjen ka disa kohë që qarkullon në media, fillimisht i konfirmu...

14:49

Kida, kontratë me Sony Music

E ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” për të surprizuar një vajzë që e kishte këngëtare të preferuar, ajo u bë pjesë dhe e një mini-interviste me Arbana Osmanin,...

14:01

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI