Flash

A do të anullohet koncerti i Malumës në Tiranë?

Lapsi.al 9 March 2020
A do të anullohet koncerti i Malumës në Tiranë?

Konfirmimi i dy rasteve me koronavirus në Shqipëri solli pezullimin e mësimit në të gjitha shkollat për dy javë, si dhe pezullimin deri më 3 prill të fluturimeve dhe lundrimeve drejt veriut të Italisë.

Gjithashtu, kryeministri Rama shtroi kërkesën për të anuluar të gjitha grumbullimet masive, kulturore, sportive, aktivitete, dëgjesa publike, koncerte, e dëgjesa publike.

Kështu, lart e poshtë po flitet edhe për pezullimin e koncertit që do të mbahet ditën e verës në Tiranë, ku do të performojë edhe këngëtari me famë botërore, Maluma.

Pas këtyre lajmeve, organizatorët e eventit kanë reaguar, duke njoftuar se koncerti ende nuk është anuluar dhe pritet një njoftim zyrtar.

“Ju lutem prisni një njoftim zyrtar nga organizatorët e koncertit. Janë publikuar nga portalet që koncerti është anuluar dhe s’është e vërtetë. C’do gjë do të bëhet e ditur së shpejti.”- shkruan njëri prej organizatorëve në postim.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI