Flash

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Vrau vajzën dhe u dënua 20 vjet burg/ Burri shqiptar tenton të vrasë veten, gruaja e tij fajëson sistemin shëndetësor

Lapsi.al 8 March 2020
Vrau vajzën dhe u dënua 20 vjet burg/ Burri shqiptar tenton të

Burri nga Shqipëria që jetonte prej kohësh në Austali, Petrit Lekaj, i dënuar me 20 vjet heqje lirie, pa asnjë kusht të mundshëm, ka tentuar të vrasë veten në qeli.

Me gjithë krimin makabër që Lekaj ka kryer, duke therrur vajzën e tij, gruaja ka zgjedhur që ta vizitojë në burg bashkëshortin. Petrit Lekaj ka tentuar vetëvrasjen, pasi gjykata dha dënimin me 20 vjet burg. Lekaj vrau brutalisht vajzën Sabrina Lekaj në Mercedezin e bardhë, që ia kishte blerë dhuratë në 18-vjetorin e saj të lindjes, shkruan “Daily Mail”.

Lekaj tani ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Yatala, pasi të martën iu dha dënimi përfundimtar për vrasjen e së bijës.  Ai u dënua me të paktën 20 vjet pas hekurave dhe aktualisht po mbahet në izolim. Mediat australiane njoftojnë se gruaja e tij prej 43 vitesh, Romina e ka vizituar në burg, ndërsa edhe ka komentuar paksa për situatën.

"Unë thjesht do të doja të them që kjo është një tragjedi familjare, një familje e shkatërruar nga paaftësia e mjekëve tanë për të diagnostikuar sëmundje mendore (nga ana e burrit tim) dhe epidemisë së ilaçeve që përfshin shteti ynë, ku edhe fëmijët tanë po bien pre e tyre “, tha ajo. Dhe, vërtetë që psikiatri i mjekoligjor David Kutlaca në shkurt 2019 i kishte thënë atij se ka probleme, 6 muaj para se të kryejë krimin.

Për shkak të problemeve të theksuara që kishte, por edhe problemeve ligjore, pasi kishte qenë 4 vjet në burg për trafik droge, Lekaj nuk punonte më. Gjykata e Lartë e Drejtësisë Trish Kelly të martën i dha atij një dënim të përjetshëm me një periudhë minimale të detyrueshme 20-vjeçare burgim, pa lirim me kusht.  Gjykatësi tha se Lekaj kishte qenë një hipokrit, pasi kishte qenë vetë në burg pë trafik droge, ndërsa ka thënë se vrasjen e ka kryer pasi “kishte frikë se mos vajza hynte në rrugën e konsumit të lëndëve narkotike”. 

Petrit Lekaj, një anëtar i komunitetit shqiptar që jetonte në Australi kishte marrë një thikë gati 15 cm dhe kishte vrarë me të të bijën. Sabrina kishte qenë një natë më parë në një klub, ndërsa dyshohet se ka konsumuar edhe drogë, e cila servirej në festë. Lekaj ka vrarë vajzën në sediljen e pasme të makinës, ndërsa edhe vetë u dërgua në spital, pasi goditi edhe veten me thikë.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 

Të këshilluara

Marshime në vend për 8 marsin

8 Marsi si dita e sensibilizimit për të drejtat e grave ka shënuar dhe në Shqipëri disa marshime të grave dhe vajzave të cilat nga qytete të ndryshme apeluan pë...

15:17

(FOTO) Aksident i rëndë në Mamurras

Dy makina janë përplasur në autostradën e Mamurrasit ditën e sotme. Lapsi.al mëson se nuk ka patur viktima. Arsyet e aksidentit nuk janë bërë me dije. Pol...

14:38

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI