Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Marshime në vend për 8 marsin

Lapsi.al 8 March 2020
Marshime në vend për 8 marsin

8 Marsi si dita e sensibilizimit për të drejtat e grave ka shënuar dhe në Shqipëri disa marshime të grave dhe vajzave të cilat nga qytete të ndryshme apeluan për më shume barazi dhe të drejta.

Me parulla në duar “Jemi gra, duam të drejta” gratë dhe vajzat e kryeqytetit nisën marshimin nga Drejtoria e Policisë, për të vijuar më pas para Kryeministrisë. Ato shprehen se është momenti për të luftuar  për të drejtat e grave duke prishur barrierat që janë imponuar nga ideologjia dhe sistemet shtypëse.

Në ditën Ndërkombëtare të Gruas, në qytetin e Durrësit, i cili vetëm gjatë këtij viti është tronditur nga dy vrasje që viktima kanë pasur gratë, ndërsa nuk munguar dhe rastet e tjera të dhunës fizike, është organizuar sot një marshim sensibilizues, për t’i thënë “stop” dhunës ndaj grave.

Marshimi nisi në sheshin përpara Drejtorisë Vendore të Policisë, pikërisht aty, ku regjistrohet çdo rast denoncimi për dhunë të të gjitha formave.

Dhjetëra gra dhe vajza, këtë 8 mars edhe në Fier, ndryshe nga të tjera që kanë zgjedhur të festojnë, kanë organizuar një protestë, e cila ka në qendër pikërisht 8 Marsin, ditën kur gratë i japin zë, zërit të tyre. Kjo ditë, kanë thënë organizatoret e kësaj proteste, duhet të jetë jo festë por protestë, ku me të drejtë në vendin tonë dhe këtë shoqëri gratë duhet të kenë më shumë të drejta, por mbi të gjitha të ndalet dhuna ndaj tyre.

Nën moton “Jepi zë zërit tënd” gratë fierake por dhe ato të ardhura nga qytete të tjera të Shqipërisë, kanë deklaruar se do të mbajnë një qëndrim së bashku për të kërkuar politika konkrete në mbrojtje të tyre dhe forcimit ekonomik të familjes, duke nënshkruar edhe një projektdeklaratë.

Një marshim sensibilizues nga gratë dhe vajzat u zhvillua dhe në Korçë me rastin e 8 Marsit.

Të gjitha gratë dhe vajzat e pranishme kanë ecur me tullumbace shumëngjyrëshe në duar përgjatë rrugëve të qytetit juglindor.

Marshimi u organizua nga gratë dhe vajzat e administratës së bashkisë së Korçës, të cilat apeluan për më shumë kurajë dhe forcë drejt barazisë gjinore.

Në këtë 8 mars nuk kanë munguar dhe surprizat nëpër rrugët e qyteteve.

E teksa në Vlorë, Policia e Shtetit  shpërndau karafila për drejtueset e mjeteve në Berat dega lokale e PD dhuroi karafila në emër të kryedemokratit Basha në rrugët dhe lokalet e qytetit.

Të këshilluara

(FOTO) Aksident i rëndë në Mamurras

Dy makina janë përplasur në autostradën e Mamurrasit ditën e sotme. Lapsi.al mëson se nuk ka patur viktima. Arsyet e aksidentit nuk janë bërë me dije. Pol...

14:38

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI