Flash

Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ A po rikthehet ideja e ndarjes së Kosovës?

Lapsi.al 7 March 2020
Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ A po rikthehet ideja e ndarjes
A e ka rikthyer sërisht në tryezë projektin e vjetër të ndarjes së Kosovës, takimi i fundit në Shtëpinë e Bardhë mes Aleksandar Vuçiçit, Hashim Thaçit dhe përfaqësuesit të presidentit Trump, për dialogun Ambasadorit Richard Grenel? Nëse të gjithë e pranojnë se megjithëse është tërhequr kjo ide nuk ka vdekur përfundimisht, zërat se ajo po ngre kokë janë shtuar javët e fundit. Dy ditë më parë, në mediat e Prishtinës, qarkulloi një lajm se dy premisat për kompromisin me mbështetje amerikane ishin ose shkëmbimi i territoreve ose krijimi i një autonomie për komunat serbe brenda Kosovës. Kjo përputhjej edhe me insistimin e herpashershëm të presidentit serb Vuçiç se nuk mund të ketë njohje të Kosovës pa fitur edhe Serbia diçka. Pikërisht versionin e shkëmbimit të territoreve ka mbrojtur në një intervistë që ka shkaktuar zhurmë të madhe edhe analisti Edward Joseph (foto poshte), profesor i Universitetit “Johns Hopkins”, në një bisedë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe. Joseph thotë se Thaçi e Vuçiqi në Washington diskutuan marrëveshjen me bazë ndarjen e Kosovës – Grenelli e quan “fake news” “Qëllimi i takimit në Washington të Ambasadorit Richard Grenel me Presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë ishte diskutimi i një marrëveshje dypalëshe bazuar në parimin e ndarjes së Kosovës” ka deklaruar ai. Résultat de recherche d'images pour "thaci vucic grenell" Joseph që njihet si një nga ekspertët më të mirë amerikanë për Ballkanin, është i bindur se zgjidhja e mosmarrëveshjes mes palëve po kanalizohet drejt varianteve për të cilat, Thaçi e Vuçiqi kanë rënë dakord gjatë dialogut të ndërmjetësuar nga Federica Mogherini. Por kjo ide e rrezikshme, e cila ngjalli shumë reagime në të gjitha vendet Ballkanike e sidomos në Berlin është mohuar nga pjestarët e takimit në Shtëpinë e Bardhë, të cilët megjithatë nuk e kanë bërë të ditur se për çfatë ishin mbledhur në Uashington. Grenell ka reaguar edhe ndaj deklaratës së fundit të Edward Josephit, duke thënë se ky është “lajm i rremë”. “Lajm i rremë. Kjo nuk është diskutuar kurrë në prezencën time. Edward Joseph është i pamatur këtu”, ka shkruar Grenell në postimin e tij të fundit në Twitter. Lexo më tej:

Andi Bushati: Albinit “anti- amerikan”

Rreth deklaratave të analistit amerikan Edward Joseph, rreth planit për ndarje të Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. "Është zhgënjyese të shohësh se si analistë të caktuar, në mënyrë të thjeshtë krijojnë planet e tyre fiktive (shkëmbim territoresh, ndarje, autonomi) dhe ua atribuojnë ato atyre që janë duke provuar të bëjnë marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë. Përhapja e lajmeve të rreme s’e ndihmon këtë proces”, ka shkruar Thaçi. Por sikur të qe i ndërgjegjshëm për reagimet që do të merrte Edward Joseph i ka paraprirë atyre në intervistën e tij : « çështja është se në dobi të kujt do të arrihet një marrëveshje e tillë? Të Thaçit, Vuçiqit apo SHBA-së – apo nga ana tjetër, të shqiptarëve e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe në Serbi” pyeste ai duke lënë të kuptohet se në këtë « deal » mund të kishte më shumë interes për sfidat personale sesa për ato të popujve që prekeshin prej tyre. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Pamje të rënda/ Helmohen 50 nxënës në Fier

Plot 50 nxënës janë shtruar me urgjencë në spital pasi u helmuan gjatë mësimit në në shkollën e mesme ‘Janaq Kilica’ në Fier. Ngjarja vjen një javë pasi në të n...

12:04

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI