Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Rindërtimi, Rama: Shijaku do të bëhet destinacion turistik

Lapsi.al 7 March 2020
Rindërtimi, Rama: Shijaku do të bëhet destinacion turistik

Rama nga Shijaku është shprehur se ky qytet do të rindërtohet nga e para. Në një takim me qytetarët e këtij qyteti ditën e sotme kryeministri tha se Shijaku do të marrë një pamje tjetër dhe do të shndërrohet në një destinacion turistik.

Rama shtoi se Shijaku do të jetë kantieri më i madh i rindërtimit.

"Nëse me rilindjen urbane Shijaku mori një pamje tjetër dhe u bë shumë më i pëlqyeshëm me ndërhyrjen tonë. Rindërtimi do ta bëjë Shijaku një destinacion shumë të vizituar dhe pjesë të sezonit turistik, për në arsye shumë të thjeshtë sepse do të jetë një qytet komplet tjetër. Në Shijak 90 % e pallateve ekzistuese do të ndërtohen nga e para. Edhe mjediset e tyre tregtare, kafe bare, pikat e tjera të shërbimeve, do të jenë në një kualitet tjetër. Shumë turistë do të preferojnë të vijnë këtu padite apo për një darkë. Kjo mund të duket si një përrallë, por këto janë nga ato ëndrrat që unë si shoh me sy hapur, por që i realizoj pastaj. Shijaku do të jetë kantieri më i madh i rindërtimit. Të gjitha pallatet do të ikin nga sytë, nuk do ta njihni qytetin tuaj. Nuk ka lidhje me zgjedhje me vota, këto fjalë duhet të vërtetohen deri para zgjedhjeve", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI