Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kullat po ngrihen më shpejt se rregullat e zjarrit, rreziqet për ndërtesat mbi 100 metra

Kullat 30-40-katëshe po bëhen pjesë e peizazhit të Tiranës, por kuadri i sigurisë nga zjarri mbetet i ndërtuar kryesisht për objekte më të ulëta dhe më të thjeshta. Ekspertët e mbledhur në “Tirana Fire Safety 2026” kërkuan një qasje të re për ndërtesat e larta. Rreziqe të reja vijnë edhe nga fasadat moderne, bateritë, panelet fotovoltaike dhe karikimi i automjeteve elektrike. Për ndërtesat mbi 100 metra, edhe kodet europiane kanë kufizime. Për këtë arsye po përdoren gjithnjë e më shumë standarde ndërkombëtare dhe analiza të bazuara në performancë. Ekspertët kërkojnë që siguria të projektohet që në koncept. Një strategji e mirë në letër nuk mjafton pa kontroll gjatë ndërtimit dhe përdorimit të objektit. Shqipëria përballet me nevojën për një Kod Zjarri të ri dhe kapacitete më të forta për zbatimin e tij.

15:15

Rama i frikësuar nga koronavirusi, nuk i jep dorën ekspertit italian

Lapsi.al 7 March 2020
Rama i frikësuar nga koronavirusi, nuk i jep dorën ekspertit italian

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dëgjesën e parë publike sot me banorët e Shijakut, në kuadër të rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti. Kryeministri nuk i dha dorën njërit prej ekspertëve italianë që ishte i pranishëm në këtë takim, pasi sipas tij, Italia është një nga vatrat e nxehta të koronavirusit, dhe kjo s’është punë trimërie.

“S’të jap dorën se vjen nga Italia dhe si dihet kurrë. Se dija që kishte ardhur me kolegen, se do ia jepja asaj fjalën..megjithatë…mbase nuk dhashë shembull shumë pedagogjik me dhënien e dorës, por në fakt, nuk jam i lumtur me këtë bombardim lajmesh për koronavirusin.”-tha Rama.

Nga Italia, kryeministri solli shembullin shqiptar dhe tha, se ka një “infodemi” lajmesh të financuara nga burime që duan që njerëzit të dalin në rrugë. Ai theksoi se janë marrë të gjitha masat, nëse koronavirusi konfirmohet edhe në Shqipëri. “Është problem për të gjithë botën, por ajo që është e sigurtë, është se krahas me epideminë, ka një infodemi të lajmeve të rreme, të komenteve pa asnjë bazë shkencore, që rrit panikun, ankthin dhe pasigurinë tek njerëzit. OBSH na ka dhënë porosi të përditshme, të jemi të kujdesshëm. Ndaj bëjmë kujdes me kontaktin, thashë edhe për gjestin tim jo-pedagogjik të dhënies së dorës. Por duhet të jemi të kujdesshëm. Në Shqipëri ka njerëz që duan panik. Dihet kush i ushqen burimet që hapin panik. Duan të dalin shqiptarët në rrugë. Nuk ka vend për panik. Mos ardhtë, por po erdhi, ne i kemi marrë masat.”-tha Rama.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI