Flash

ISHP: Nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus në Shqipëri

Lapsi.al 7 March 2020
ISHP: Nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus në Shqipëri

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive të ISHP dhe pjesë e Task-Forcës, Silva Bino, në një konerencë për mediat u shpreh se deri tani në vendin tonë nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus. Ajo theksoi se po zgjerohet harta e personave që do të testohet.

“60% e rasteve janë nga Tirana, kryesisht ka raste nga Vlora, Fieri, Durrësi dhe nga rrethe të tjera. Kjo është vetëm një pjesë e atyre që janë tesuar, pjesa tjetër janë shëruar. Shpeshsherë quhet rasti i dyshuar, ne fillojmë hetimin për to në bazë të dyshimeve. Ne vazhdojmë ti kemi kapacitetitet tona në laboratorin e QSUT, kemi të gjitha mjetet e nevojshme.

Kemi rritur numrin e mostrave kemi marrë edhe dy të tjera për të rritur sigurinë dhe besueshmërinë e popullatës. Kemi përcaktuar edhe llojin e karantinës, kur pacienti izolohet në shtëpi që është vetëkarantinimi. Përveç masave të marra kemi nevojë për bashkëpunimin me publikun për të zbatuar masat higjenosanitare për shkak se janë shumë me rëndësi.

Hapi i parë që ngritëm ishte kordinimi i shtretërve se si do të veprohet për të sëmurët e rëndë që të mos sorollaten. Ka edhe një plan për shpërndarjen e aspiratiorëve, nuk mund të them sa janë të zënë tani”, u shpreh Bino.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI