Flash

Ish-ministri i Jashtëm serb: Vuçiç ka rënë dakord për anëtarësimin e Kosovës në OKB, marrëveshja para nëntorit

Lapsi.al 7 March 2020
Ish-ministri i Jashtëm serb: Vuçiç ka rënë dakord

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremic, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është pajtuar për “anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”. Sipas tij zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara kanë pritje shumë të mëdha nga Beogradi dhe Prishtina pas zgjedhjeve të 26 prillit në Serbi.

“Para zgjedhjeve nuk presin diçka, por pas zgjedhjeve ata kanë pritje të larta”, ka thënë Jeremic, duke shtuar se involvimi i Richard Grenell në dialog tregon se SHBA’të kanë pritje të mëdha nga dy shtetet.

Sipas tij Washingtoni pret që të arrihet një marrëveshje deri në muajin nëntor të këtij viti.

Këto deklarata politikani serb i ka bërë pas disa takimeve që ka psur me njerëz nga administrata amerikane, Departamenti i Shtetit dhe kongresmenë.

Jeremic më tej ka thënë se pritjet e tij janë për arritjen e një marrëveshje për normalizim të raporteve Prishtinë-Beograd që nënkupton anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI