Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Një tjetër film për shqiptarët nga Liam Neeson

Lapsi.al 6 March 2020
Një tjetër film për shqiptarët nga Liam Neeson

Të gjithë e mbajmë mend për rolet e tij të suksesshme kinematografike, por roli i tij në filmin “Taken” është më i njohuri për shqiptarët.

Aktori me famë botërore, Liam Neeson, luante rolin e një babai detektiv në tri episodet e filmit “Taken”, ku ndiqte shqiptarët nga Tropoja, të cilët përpiqeshin të trafikonin vajzën e tij në Paris.

Për rolin e aktorit në fjalë madje u krijua edhe një fushatë reklamuese për Shqipërinë e titulluar “Taken by Albania”, duke i kërkuar Neesonit që ta vizitojë Shqipërinë, pasi ai nuk është vend i krimit ashtu siç e paraqitën në filmin ku ai luajti.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë se Neeson është duke punuar drejt një roli të ri në një film, i cili për rastësi do të lidhet përsëri me shqiptarët.

Ai mund të luajë rolin kryesor në filmin “Charlie Johnson in the Flames”, të regjisorit Tarik Saleh.

Edhe pse filmi mund të ketë disa vjet pushim (ai është në këtë moment i listuar si në fazën e para-prodhimit), “Charlie Johnson in the Flames” paraqet në skenarin e tij aktorin Liam Neeson si një gazetar që përpiqet të gjurmojë të vërtetën mbi një kolonel të etur për gjak, pasi ka parë atë të kryejë një krim të tmerrshëm beteje.

Ai do të gjurmojë më saktësisht vrasjen e një gruaje shqiptare nga një oficer serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Bazuar kryesisht në romanin me po të njëjtin titull të Michael Ignatieffit, “Charlie Johnson in the Flames”, regjisori do ta zhvendosë filmin nga Kosova në kontinentin afrikan, dhe me gjasë do të përqendrohet me theks në dhunën e vazhdueshme dhe në trazirat që përshkojnë gjithë atë hapësirë.

Shumë prej fansave mund të supozojnë se kjo përmbledhje tingëllon në mënyrë të dyshimtë si një skenar i përsosur për “Taken 4”, por në fakt “Charlie Johnson in the Flames” nuk do të jetë vazhdim i sagës së filmave “Taken” dhe pretendon të jetë më shumë një thriller politik.

Të këshilluara

Rikthehen në Britani Meghan dhe Harry

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle u quajt një “mbretëreshë e vërtetë” mbrëmjen e së enjtes nga fansat mbretërorë, të cilët nuk hezituan ta komentojnë shfaq...

10:04

Dua Lipa, artistja më e mirë Britanike

Ceremonia e “Global Awards” e zhvilluar në Londër të enjten ka shpërblyer me çmime disa artistë të njohur të tregut ndërkombëtar. Njëra ndër to është edhe kë...

09:37

Ariana Grande i jep fund lidhjes pas 9 muajsh

Këngëtarja e njohur Ariana Grande i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë pas 9 muajsh. Burime bëjnë me dije se Ariana dhe Mikey Foster kanë ndërprerë çdo konta...

14:59

7 seriale me protagoniste gratë

Fleabag Phoebe Waller-Bridge në rolin e Fleabag, një grua e zgjuar, por ironike, seksualisht aktive që përpiqet të kalojë humbjen e një njeriu të dashur. Pho...

13:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI