Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Letra e Metës për BE/ Rama: Për herë të parë në historinë e zgjerimit një vend ka presidentin e vet kundër e Brukselin pro

Lapsi.al 6 March 2020
Letra e Metës për BE/ Rama: Për herë të parë

Edi Rama ka reaguar pas publikimit të letrës së Presidentit të Republikës Ilir Meta për BE.

Në "Twitter”, Rama shkruan se për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian, një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij.

Lexo më tej: 

Meta i shkruan Brukselit: Shqipëria në situatë politike dramatike, mos ndihmoni gërryerjen e demokracisë 

Sipas kryeministrit, sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit.

“Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë PO-në që meriton nga Këshilli Europian, po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh, as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!

Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit! Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin.

Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit”, shkruan Rama.

Raa TwPresidenti Meta publikoi dje letrën dërguar komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi pas akuzave të maxhorancës së kërkon të bllokojë hapjen e negociatave.Në letrën e tij Presidenti Meta ndër të tjera shkruan se mazhoranca socialiste që qeveris vendin kërkon të prishë balancat me qëllim marrjen nën kontroll të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk mund ta fsheh keqardhjen në lidhje me fotografimin e fakteve lidhur me procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese për të cilën thoni: ‘Ka një mosmarrëveshje në lidhje me të fundit anëtarë të nominuar si pasojë e një interpretimi të procedurave të emërimit nga Presidenti Republikës’. Padiskutim ka një mosmarrëveshje, në lidhje me procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues, por kjo vjen nga interpretimi i ndryshëm prej shumicës qeverisëse e cila tenton të kapë Gjykatën kushtetuese të vendit duke e shtuar këtë krizë Sui Generis në Shqipëri.

Si për ti komplikuar gjërat më keq, ju duhet të dini se kjo mazhorancë ka miratuar në Parlament një ligj anti kushtetues duke ndryshuar rregullat për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tek Presidenti i Republikës, siç parashikohet në Kushtetutë”, i shkruan Presidenti Meta komisionerit Varhelyi.

Të këshilluara

Nis puna te Loti 2 i Unazës së Madhe

Pas Lotit 1 te Shqiponja, nis hapja e kantierit për Lotin 2 të Unazës së Madhe. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një statusi në “Twitter” nën...

10:34

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI