Flash

Inflacioni në Eurozonë rritet në nivelin më të lartë të tre viteve

Inflacioni në Eurozonë u rrit më shumë se sa pritej në shtator dhe ka të ngjarë të rritet më tej në muajt e ardhshëm, për shkak të kostove të larta të energjisë, duke mbajtur presion mbi Bankën Qendrore Europiane që të rrisë edhe më tej normat e interesit. Inflacioni në 21 vendet që përdorin monedhën […]

15:57

Kërcënimi i Metës me shpërndarje parlamenti, Ruçi reagon për herë të parë

Lapsi.al 6 March 2020
Kërcënimi i Metës me shpërndarje parlamenti, Ruçi

Gramoz Ruçi komentoi për herë të përplasjen mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Gjatë konferencës për shtyp me homologun austriak, Wolfgang Sobotka, Ruçi u pyet nëse kjo përplasje mund të rrezikojë negociatat e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sipas kreut të Kuvendit, si Presidenti, edhe kryeministri, kanë të drejtë në vendimet që marrin, duke thënë se edhe kthimi i dy dekreteve të fundit nga Meta do të shqyrtohet me kujdes nga Kuvendi.

Referuar deklaratës së Presidentit Meta se nëse qeveria nuk merr parasysh dekretin e tij për ndryshimet në ligjin për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas 15 marsit do të shkojë në Parlament dhe do të firmosë aty brenda shpërndarjen e institucionit ligjvënës, Ruçi tha në mënyrë të koduar se Meta e ka derën të hapur dhe se e mirëpret sa herë të dojë të vizitojë Parlamentin.

“Si kryetar i parlamentit them se kemi në fokus hapjen e negociatave, reformën në drejtësi dhe transparencë për fondet e Konferencës së Donatorëve. Secili institucion është legjitim në vendimet që merr, edhe presidenti në dekretet që miraton ose kthen. I tillë është edhe me dy dekretet e fundit, që Kuvendi do t’i shqyrtojë me kujdes, brenda afateve. Mirëpres Presidentin sa herë që ai dëshiron të vizitojë parlamentin. Ose do të mirëprisja apo lexoja çdo mesazh që ai do t’i drejtonte me shkrim parlamentit”, - u shpreh Ruçi.

Të këshilluara

Nis puna te Loti 2 i Unazës së Madhe

Pas Lotit 1 te Shqiponja, nis hapja e kantierit për Lotin 2 të Unazës së Madhe. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një statusi në “Twitter” nën...

10:34

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI