Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Dua Lipa, artistja më e mirë Britanike

Lapsi.al 6 March 2020
Dua Lipa, artistja më e mirë Britanike

Ceremonia e “Global Awards” e zhvilluar në Londër të enjten ka shpërblyer me çmime disa artistë të njohur të tregut ndërkombëtar.

Njëra ndër to është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila fitoi çmimin “Artistja më e mirë britanike e vitit”.

E lumtur për këtë çmim, Dua publikoi një sërë fotografish nga mbrëmja e kaluar në rrjetin social Instagram.

Teksa pozonte me trofeun e saj në duar, Dua nuk la pa falënderuar fansat në mbishkrimin e fotografisë.

“Faleminderit të gjithë fansave dhe dëgjuesve dhe secilit në Global që ka votuar dhe ka mbështetur muzikën time! Faleminderit për çmimin “Artistja më e mirë britanike”! Një natë kaq argëtuese me më të dashurit e mi në një natë të veçantë”, shkroi Lipa në Instagram.

Dua përndryshe është duke punuar intensivisht që muajin e ardhshëm të sjell për fansat albumin e saj të paralajmëruar tash e sa kohë, “Future Nostalgia”

Të këshilluara

Ariana Grande i jep fund lidhjes pas 9 muajsh

Këngëtarja e njohur Ariana Grande i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë pas 9 muajsh. Burime bëjnë me dije se Ariana dhe Mikey Foster kanë ndërprerë çdo konta...

14:59

7 seriale me protagoniste gratë

Fleabag Phoebe Waller-Bridge në rolin e Fleabag, një grua e zgjuar, por ironike, seksualisht aktive që përpiqet të kalojë humbjen e një njeriu të dashur. Pho...

13:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI