Flash

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi, vetëm 24 orët e fundit dolën pozitivë 21 persona

Lapsi.al 5 March 2020
Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi, vetëm 24

Numri i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 31 në Greqi.

Në një konferencë për shtyp specialisti i sëmundjes infektive, Sotiris Tsiordas tha se gjatë ditës së djeshme dhe të sotme janë testuar 24 raste, 21 prej të cilëve kanë dalë pozitivë për virusin.

Ai shtoi se në javët e ardhshme ne presim një rritje të madhe të rasteve dhe se “Evropa është në një fazë epidemie”.

“Virusi është i pranishëm në mbi 80 vende dhe janë regjistruar më shumë se 96,000 raste, por mund të jenë shumë më tepër. Virusi do të përhapet pavarësisht çdo lloj mase që merrni”,tha ai.

21 rastet pozitive të koronavirusit i përkasin grupit të qytetarëve që u kthyen nga Izraeli dhe Egjipti. Një 67-vjeçar dhe gruaja e tij rezultuan pozitivë ndaj testit të koronavirusit.

Për shkak të përhapjes së zonave të infektuara u vendos që të merren masa në Ilia, Zakynthos, Achaia me mbylljen e institucioneve arsimore, kinemave dhe teatrove në të tre qarqet.

15 mjekë qëndrojnë në karantinë dhe disa anëtarë të stafit infermierëve të Spitalit Rio kontaktuan me pacientin 67-vjeçar. Masat speciale janë marrë në Spitalin Amaliada.

Të këshilluara

Baton Haxhiu jep dorëheqjen nga Klan Kosova

Baton Haxhiu nuk është më drejtor i Klan Kosovës. Këtë ai e ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi publik ku ka thënë se po lëviz për një adresë të re, për n...

10:38

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI