Flash

Plas goma brenda në ofiçinë, humb jetën 28-vjeçari në Bathore

Lapsi.al 5 March 2020
Plas goma brenda në ofiçinë, humb jetën 28-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Bathore. Një 28-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës në një gomisteri. Ai është identifikuar si Fatjon Lleshi 28 vjeç. Grupi hetimor ka verifikuar dokumentet dhe ka rezultuar se 28-vjeçari ka qenë i siguruar në punë.

Ndërsa ishte duke punuar, një gomë ka plasur në ambientet ku viktima punonte duke e lënë të plagosur rëndë. 28 vjeçari ka humbur jetën gjatë trasportimit për në spital pasi nuk i ka rezistuar dot plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.03.2020, rreth orës 12:04, në Bathore, tek një gomisteri, gjatë punës, aksidentalisht ka plasur një gomë, e për pasojë është dëmtuar rëndë puntori i gomisterisë shtetasi F.LL, 28 vjeç, i cili gjatë dërgimit për në spital ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“.

Të këshilluara

Kuvendi miraton paketën "Anti-KÇK"

Akti normativ i qeverisë apo i njohur ndryshe si paketa “Anti-KÇK-ja” është miratuar në Kuvend me 89 vota pro. 17 deputetë kanë votuar kundër kësaj nisme të qev...

18:15

Yuri Kim 90 minuta takim me Monika Kryemadhin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilloi të enjten një takim me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi. Takimi ndodhi në selinë e LSI, ndërs...

16:40

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI