Flash

PD: 10 gënjeshtrat më të mëdha të Edi Ramës që tha sot pa u skuqur fare

Lapsi.al 5 March 2020
PD: 10 gënjeshtrat më të mëdha të Edi Ramës

Partia Demokratike ka reaguar në Facebook lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama bërë sot në seancë plenare.

Përmes postimit, PD liston '10 gënjeshtrat më të mëdha' të Edi Ramës.

Postimi i plotë:

10 gënjeshtrat më të mëdha të Edi Ramës sot pa u skuqur fare

1. Gjoja u revoltua me ata nuk mbrojnë të ashtuquajturin ligj antiKÇK, por vetë erdhi në pushtet me Aleancën e Qelbësirave dhe të Kriminelëve.

2. Thotë se opinioni mbështet 72% të ashtuquajturin ligj antiKÇK, por nuk tregon se 87% nuk beson se qeveria do ta zbatojë ligjin kundër krimit.

3. Gjoja vajtoi për vajzat e trafikuara, por bëri deputetë 2 trafikantë vajzash, Arben Ndokën, Mark Frrokun dhe kryebashkiak një përdhunues, Elvis Roshin.

4. Bën sikur po lufton krimin e organizuar, por banda e Avdylajve është e regjistruar me Vangjush Dakon, që blejnë vota për Edi Ramën për t’i bërë surprizë 10 deputetë në Durrës.

5. Lavdëron si kurajoze Ministren e Drejtësisë, por nuk thotë pse bashkëshorti i ministres është peng për shkak të llogarive të dyshimta me bixhozin.

6. Flet për të burgosur që do të vuajnë me 41 bis, por Agim Kajmaku shëtit i lirë në mes të Tiranës dhe Edi Rama vazhdon ta majmë me tendera publikë.

7. “Vajton” për 28 kriminelë të liruar nga gjykatat, por nuk thotë se ata u liruan me firmën e drejtorëve të tij të burgut dhe kryebashkiakëve të tij garantë.

8. Deklaroi se për herë të parë po preken të paprekshmit, por deri tani nuk është konfiskuar asnjë pasuri domethënëse e krimit të organizuar.

9. Tha se pasuritë e politikanëve janë të kontrolluara, por nuk tha se ku i gjeti ai 2 milionë euro për të ndërtuar vilën luksoze në Surrel.

10. Shpalli dashurinë për shqiptarët, por në 7 vjet vetëm i ka vjedhur, u ka rritur taksat dhe i ka burgosur.

Të këshilluara

Baton Haxhiu jep dorëheqjen nga Klan Kosova

Baton Haxhiu nuk është më drejtor i Klan Kosovës. Këtë ai e ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi publik ku ka thënë se po lëviz për një adresë të re, për n...

10:38

Koronavirus, në Kinë mbi 3000 viktima

Ka shkuar në më shumë se 3000 viktima bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë, sipas të dhënave të fundit të shpërndara nga Komisioni Kombëtar i Shëndeti...

08:58

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI