Flash

Meta i shkruan Brukselit: Shqipëria në situatë politike dramatike, mos ndihmoni gërryerjen e demokracisë

Lapsi.al 5 March 2020
Meta i shkruan Brukselit: Shqipëria në situatë politike

Një ditë pasi komisioni Europian propozoi çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërinë, presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër me doza të forta shqetësimi në adresë të komisionerit për fqinjësinë dhe zgjerimin Oliver Varhelyi.

Presidenti paralajmëron thellimin e krizën e politike duke theksuar se Shqipëria është duke kaluar një situatë dramatike politike.

Kjo letër e presidentit Ilir Meta e nis me besimin e kreut të shtetit se rekomandimi komisionit, do të përkrahet nga vendet anëtare. Presidenti nuk pajtohet me gjetjet e shkruara nga komisioni Europian.

Nuk mund ta fsheh keqardhjen në lidhje me fotografimin e fakteve lidhur me procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese për të cilën thoni: “Ka një mosmarrëveshje në lidhje me të fundit anëtarë të nominuar si pasojë e një interpretimi të procedurave të emërimit nga Presidenti Republikës”. Padiskutim ka një mosmarrëveshje, në lidhje me procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues, por kjo vjen nga interpretimi i ndryshëm prej shumicës qeverisëse e cila tenton të kapë Gjykatën kushtetuese të vendit duke e shtuar këtë krizë Sui Generis në Shqipëri.

Letra e presidentit, mbërritur në Bruksel, vijon me një tjetër koment për shumicën socialiste për sa i përket radhës së zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues.

Shumica publikisht ka spekuluar për të përfituar mbështetje të plotë nga BE duke miratuar masa legjislative antikushtetuese përfshi këtë ligj. Kam kërkuar të di pozicionin zyrtar të parlamentit për këtë çështje, por kam hasur në heshtje përballë këtyre akuzave.

Katallogu ankesave të presidentit vijon edhe me misionin e EURALIUS në Tiranë.

Dua t’u theksoj se i vetmi aktor që në mënyrë të pashpjegueshme që nuk më është përgjigjur është misioni EURALIUS 5, një trupë e thirrur për të ndihmuar autoritetet në këtë çështje lidhur me reformat e BE.

Presidenti përcjell edhe këtë kërkesë për komisionerin për zgjerim në BE shoqëruar me një paralajmërim të fortë se çdo, të ndodhë në Shqipëri me atë që presidenti e quan krizë.

Besoj se Komisioni Europian duhet të vihet me gjithë zemër në krah të interesave të popullit shqiptarë. Çdo lloj ndihmë e mëtejshme në gërryerjen e demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tim, do të përshkallëzojë krizën aktuale dhe inkurajojë ç’popullimin e Shqipërisë.

Letra e presidentit mbyllet me këtë premtim.

Unë do të qëndroj i palëkundur në mbrojtje të integritetit të themelimit të gjykatës kushtetuese si e vetmja shpresë për një qeverisje me llogaridhënie përmes parimit Check and Balance, në mënyrë të posaçme përballë kësaj situate politike dramatike në Shqipëri.

Reagimi i Metës:

‘Meqënëse burime nga mazhoranca kanë servirur për një televizion, letrën zyrtare të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta drejtuar Komisionerit për Zgjerimin, për të krijuar keqkuptime, po detyrohemi ta publikojmë të plotë për të shmangur çdo interpretim dashakeq.

Të këshilluara

Yuri Kim 90 minuta takim me Monika Kryemadhin

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilloi të enjten një takim me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi. Takimi ndodhi në selinë e LSI, ndërs...

16:40

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI