Flash

Joni Peçi: Përse nuk dua të vesh Beyonce dhe Rihanën

Lapsi.al 5 March 2020
Joni Peçi: Përse nuk dua të vesh Beyonce dhe Rihanën

Stilisti i njohur Joni Peçi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Glamour Zone” me Ester Bylykun, ku foli për fëmijërinë e tij, karrierën si dhe marrëdhënien me të famshmit shqiptarë që i besojnë atij look-un në daljet televizive.

Ai u pyet nga moderatorja nëse ka ëndërr të veshë ndonjë nga personazhet e njohur botërorë, ashtu siç ka ndodhur me shumë stilistë shqiptarë që kanë veshur Beyonce-n për shembull.

Por Joni Peçi u shpreh se kjo nuk është ëndrra e tij në sirtar. Ai tha se kjo ndoshta do të ndihmonte një stilist që është i ri në profesion, apo do ta ndihmonte të bënte më shumë shitje, por ai nuk shkon dot pas kësaj pjese.

“Unë jo vetë. Kam simpati për to si këngëtare dhe si këngë, sepse shpesh herë dëgjoj dhe këngët e tyre, por jo të thuash që me zor po pres të vesh Rihanna-n apo Beyonce-n, sepse nuk do të ndryshonte asgjë në jetën time përveçse pjesës ekonomike. Ndoshta do të kisha më shumë shitje, por dhe këtë nuk është se e shikoj shumë. Biznesi të kërkon që të bësh shumë gjëra, të bësh shumë strategji sa i përket biznesit tënd dhe lançimit të brand-it tënd. Por kjo është te stilistët e rinj më tepër, që duan të dalin në treg apo të lancohen”.

Ai u shpreh se markat e mëdha shpesh herë përdorin figurat e Beyonce-s apo Rihanna-s kur kërkojnë të reklamojnë një produkt të ri, por kjo për të “nuk është një gjë e jashtëzakonshme”.

Stilisti i mirënjohur shqiptar nuk përmendi emra, por nuk janë të panjohur rastet kur Beyonce ka bërë bujë me krijimet shqiptare në evente të mëdha.

Ajo është veshur së fundi nga Valdrin Sahiti në festën para çmimeve Grammy në Beverly Hills, California dhe nga Kujta&Meri në ditëlindjen e P Diddy-t

Të këshilluara

Katy Perry shtatëzanë për herë të parë

Katy Perry është shtatzënë.35-vjeçarja zbuloi papritur barkun e rrumbullakosur në fund të videos së re muzikore, “Never Worn White”, të publikuar të enjten. ...

09:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI