Flash

Çudia e koronavirusit/ Pse ka prekur gjithë fqinjët dhe jo Shqipërinë?

Lapsi.al 5 March 2020
Çudia e koronavirusit/ Pse ka prekur gjithë fqinjët dhe jo
Ndonëse lufta kundër panikut, që u zhvillua tejet më e fortë sesa ajo kundër virusit, ka kthyer disi qetësinë në Shqipëri, në të gjitha vendet fqinje me ne po shtohen dita- ditës rastet me koronavirus. Përpos Italisë që ka mbyllur shkollat dhe ka anulluar ndeshjet e futbollit me tifozë, në Greqi numri i të prekurve ka shkuar në 30. Gjithashtu të gjithë fqinjët tanë ballkanikë si Kroacia, Maqedonia, Bosnja, Sllovenia, Hungaria nuk i kanë shpëtuar prekjes nga COVID-19. Edhe sot zëdhënësja e Taskforcës kundër kësaj pandemie, Eugena Tomini tha se në Shqipëri asnjë nga 50 rastet e testuara nuk ka dalë pozitiv. Madje edhe pacientja që ndërroi jetë dje në Korçë, pas një gripi të fortë, ashtu sikurse edhe 4 paraardhëset e saj që kanë humbur jetën nga e njëjta gjë, nuk janë raportuar si të prekura nga virusi i tmerrshëm. Lexo më tej:

Koronavirusi/ Qeveria do t’a vrasë dhe virusin me propagandë

Prandaj natyrshëm lind një pyetje: A është e mundur që të gjitha vendet rreth nesh të jenë prekur dhe Shqipëria të ketë shpëtuar? A mund të ndodhë kjo kur mendohet se vatra e re e shpërndarjes në mbarë planetin është Italia, me të cilën ne shkëmbejmë pothuajse 5 mijë udhëtarë në ditë (18 linja ajrore dhe katë tragete në ditë)? Jo më kot përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Raul Gonzales ngriti pyetjen se ata po e situdiojnë si rast mundësinë se si është e mundur që vendi ynë ka mbetur pa prekur? Lidhur nga debati që po zhvillohet mes Italisë dhe Francës, vendet me mjeksi më pak të zhvilluara e zbulojnë me më shumë vonesë dhe me pasoja më të mëdha kontaminimin. 

Andi Bushati: Koronavirusi fle në mushkritë e Rilindjes

Që kur u pikas në Kinë, në dhjetor, koronavirusi i ri është përhapur në të gjithë botën. Më shumë se 3300 njerëz kanë humbur jetën dhe 95 mijë janë infektuar. Organizata Botërore e Shëndetit e ka deklaruar koronavirusin urgjencë me rëndësi ndërkombëtare. Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë konfirmoi se virusi, i cili shkakton sëmundjen e njohur si Covid-19, transmetohet nga një njeri tek tjetri përmes piklave- në fjalë të tjera, përmes kollës dhe tështimës ose kontaktit të drejtpërdrejtë. Në Kinë janë regjistruar më shumë se 80 mijë raste dhe 3 mijë të vdekur. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Pamje të rënda/ Helmohen 50 nxënës në Fier

Plot 50 nxënës janë shtruar me urgjencë në spital pasi u helmuan gjatë mësimit në në shkollën e mesme ‘Janaq Kilica’ në Fier. Ngjarja vjen një javë pasi në të n...

12:04

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI