Flash

Çili hedh poshtë akuzat para kamerave: Drejtësia në gjendje alarmante

Lapsi.al 5 March 2020
Çili hedh poshtë akuzat para kamerave: Drejtësia në

Botuesi Henri Çili ka dalë sot në një deklaratë për mediat për të sqaruar arrestimin e disa ditëve më parë ku më pas u lirua nga gjykata në një operacion të iniciuar nga Prokuroria dhe Policia e Përmetit. 

Në fjalën e tij, Henri Çili ka dhënë sqarime për të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria.

“Nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm e nuk kam mashtruar askënd, është marrëdhënie shërbimi mes studios legale, të afërm të personave në procese gjyqësore, janë bërë kontakte për shërbimet juridike në funksion të mbrojtjes ligjore,

Nuk kam falsifikuar asnjë dokument, as kam marrë pjesë në përpilimin e ndonjë dokumenti që më pas të jetë falsifikuar.

Nuk kam fshehur asnjë të ardhur, për të dy cështjet e akuzuara, nuk kam bërë asnjë arkëtim, kontratë shërbimi në të dy rastet kemi qenë në fazën e negociimit.

Ndikim i paligjshëm, lidhur me dy cështjet, nuk kam takuar asnjë gjykatës, as unë e as avokatët e studios ligjore, në jetën time asnjë gjykatës nuk kam takuar për të ndikuar për vendime të ardhshme gjyqësore.

Përderisa nuk është realizuar asnjë e ardhur, nuk ka mundësi të realizohet asnjë pastrim i veprës penale, dhurimi i dy njësive nga Seit Fishta në kompleksin Fishta është bërë me vullnet të ligjshëm, janë paguar taksat, gjithçka e ligjshme, do bënim kurse trajnimi, shkolla vere e të tjera.

Kontakti me Seit Fishtën ka marrë shkas nga lidhjet e një të afërmi të klientit të studios sime, por nuk ka lidhje me çështjen Aliko.

I pyetur nëse ndalimi i tij ka nxitje politike, Çili u shpreh:

“Nuk mendoj se jam viktimë e ndonjë procesi politik, pavarësist se aktorë të ndryshëm mund ta bëjnë këtë, cilësi skandaloze e sistemit të drejtësisë në vend, gjykatësit që dhanë masën e parë të arrestit dhe prokurori nuk kanë kaluar vetingun, proces i pakuptimtë, absurd për të qenë i qëllishëm, aq më keq politik. Kur unë kam kaq shumë vështirësi për të gjetur të drejtën imagjinoni qytetarët e thjeshtë, drejtësia është në gjendje alarmante dhe duhet të jemi të gjithë të shqetësuar“.

Të këshilluara

Baton Haxhiu jep dorëheqjen nga Klan Kosova

Baton Haxhiu nuk është më drejtor i Klan Kosovës. Këtë ai e ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi publik ku ka thënë se po lëviz për një adresë të re, për n...

10:38

Koronavirus, në Kinë mbi 3000 viktima

Ka shkuar në më shumë se 3000 viktima bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë, sipas të dhënave të fundit të shpërndara nga Komisioni Kombëtar i Shëndeti...

08:58

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI