Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Besniku dhe Jonida zbulojnë gjininë e fëmijës së tyre

Lapsi.al 5 March 2020
Besniku dhe Jonida zbulojnë gjininë e fëmijës së tyre

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi e kanë gjetur emrin e fëmijës të tyre që po presin.

Ata ishin mbrëmjen e djeshme të ftuar në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur rreth historisë së tyre të dashurisë, detaje nga dasma e shumëpërfolur dhe për bebin që do të vijë së shpejti në jetë.

Jonida nuk tha asgjë ekskluzive, por pyetja e moderatores na konfirmoi atë që dinim tashmë. Sipas burimeve për “iconstyle.al”, Jonida është një pritje të një vajze dhe është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

“Si është lista e emrave? Fillon me Mjalta, Vjosa? Si këto emrat e Kosovës?”, e pyeti moderatorja.

Jonida tregoi se ideja për emrin shqiptar ju erdhi duke parë një film. Ajo u shpreh se ishin në kërkim të një emri të shkurtër dhe të shqiptueshëm në të gjitha gjuhët.

“Emrin mendoj se e kemi gjetur. Është shqiptar, por edhe universal. Na ka lindur (ideja e emrit) të dyve në të njëjtën kohë. Kemi parë duke parë një film dhe kur u tha ai emër, vetëm u pamë. Po kërkonim një emër i cili të ishte i shkurtër, i shqiptueshëm në të gjitha gjuhët dhe që t’i rrijë cfarëdolloj profesioni, sepse ti kurrë nuk e di nëse fëmija nesër, pasnesër, do të bëhet artist, do bëhet doktor do jetojë në Shqipëri apo do jetojë jashtë”, ka treguar Jonida Vokshi.

Besniku tregoi pak më shumë nga historia e tyre e dashurisë, sesi u njohën, dhe sesi e mësoi lajmin që do të bëhet baba! Ai tha se Jonida bëri humorin më të keq kur i tha për pritjen e ëmbël.

“Sillu mirë se do bëhesh baba”, ishte mesazhi që i dërgoi Jonida Besnikut bashkë me një këshillë, “Mos pi shumë birra”.

Kjo batutë që rezultoi e vërtetë, e bëri shumë nervoz Besnikun, i cili tregon se për një orë ka pirë vetëm birra dhe mendohej për gjithçka!

“Unë jam fans i Kombëtares së Kosovës. Ishim duke luajtur me Bullgarinë mesa po kujtoj. Aty ishte shumë zhurmë dhe më vjen një mesazh diku nga minuta e 60-70, dhe më thotë ‘hë si po kalon?’. Aty s’ka dhe shumë valë dhe thashë ku e gjeti dhe kjo tani të më shkruajë në lojë. Mirë, mirë faleminderit i thash. E pse po bëhesh kështu arrogant po më thoshte, është diçka normale. Kujdes, sillu mirë se do bëhesh baba. Mos pi shumë birra. I thashë a je duke bërë shaka? Ndërsa ajo po qeshte. Dhe i thashë që ishte humori më i keq që ke bërë ndonjëherë dhe më bëri shumë nervoz. Dhe më çon një foto të testit që kishte bërë dhe për një moment krejt stadiumi mu bë audio off. E lashë birrën dhe dola jashtë, e lashë lojën. Shkova u ula në një lokal vetë, kam pirë disa birra dhe kam qëndruar 1 orë vetëm dhe vetëm kam menduar“, ka treguar Besnik Krapi.

Të këshilluara

Katy Perry shtatëzanë për herë të parë

Katy Perry është shtatzënë.35-vjeçarja zbuloi papritur barkun e rrumbullakosur në fund të videos së re muzikore, “Never Worn White”, të publikuar të enjten. ...

09:15

Bebe Rexha tregon pasojat e të qënit bipolare

Bebe Rexha foli për të parën herë hapur mbi sëmundjen e saj. Këngëtarja e ka pranuar se është bipolare, po tani rrëfeu se cfarë do të thtoë saktësisht një sëmun...

17:44

George dhe Amal Clooney, në prag divorci

Zërat për ndarjen e George dhe Amal Clooney janë shtuar gjithnjë e më shumë së fundi. Sipas disa thashethemeve, çifti ka pasur shumë debate kohët e fundit, v...

17:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI