Flash

Baton Haxhiu jep dorëheqjen nga Klan Kosova

Lapsi.al 5 March 2020
Baton Haxhiu jep dorëheqjen nga Klan Kosova

Baton Haxhiu nuk është më drejtor i Klan Kosovës.

Këtë ai e ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi publik ku ka thënë se po lëviz për një adresë të re, për një sfidë të re, por pa treguar se për çfarë është fjala.

Letra e Baton Haxhiut:

Jetën time nuk e paramendoj pa sfida të mëdha.

I kërkoj, por edhe më gjejnë. S’ua kam frikën.

E kam kuptuar moti: sfidat profesionale më mbajnë gjallë në gazetari. Ato u japin energji ditëve të mia të punës, me lumturi dhe mërzi, mirësi e zhgënjime. 

Në gazetë ditore, revistë javore, ose në studio televizive – esenca mbetet e njëjtë. Ta them atë që mendoj se duhet të thuhet, të kërkoj përgjigje, të kontribuoj në sferën publike. Të bashkëpunoj me njerëzit dhe profesionistët më të mirë.

Më shumë se 30 vjet kështu.

Dhe Klan Kosova.

Klan Kosova është pjesa më e bukur e karrierës sime.

Fillime idealiste me paqartësi e pasiguri, duke parë e duke bërë, me pasion, entuziazëm dhe vullnet të pakrahasueshëm me cilindo projekt tjetër medial kosovar në dekadat e fundit.

Energji fantastike e djemve dhe vajzave që u shndërrua në uragan kreativ. Çdo ditë rriteshim dhe ndryshonim për të mirë në hapësira të vogla me shumë ide.

Sot është krejt ndryshe.

Liderizmi i Klan Kosovës në skenën mediale, investimi në gjenerata të reja, ndërtimi i modeleve të reja të gazetarisë dhe stabiliteti i përgjithshëm janë arritje për mburrje dhe krenari. Për mua dhe për të gjithë që kanë qenë pjesë e tij.

Njëkohësisht, janë shenjë e qartë që ky cikël është përmbyllur. Kam arritur në cak.

Më duhet të lëviz. Drejt një adrese të re, një sfide tjetër.

Nuk e kam të lehtë, por e këtillë është jeta ime. Ky jam unë.

Jemi Një.

Përjetësisht.

Me dashuri,

Batoni

Të këshilluara

Koronavirus, në Kinë mbi 3000 viktima

Ka shkuar në më shumë se 3000 viktima bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë, sipas të dhënave të fundit të shpërndara nga Komisioni Kombëtar i Shëndeti...

08:58

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI