Flash

Zyra e Albin Kurtit: SHBA nuk do t’i tërheqë trupat ushtarake nga Kosova

Lapsi.al 4 March 2020
Zyra e Albin Kurtit: SHBA nuk do t’i tërheqë trupat ushtarake

SHBA-ja nuk do t’i tërheqë trupat ushtarake amerikane nga Kosova. Kështu i kanë thënë kryeministrit kosovar, Albin Kurtit, këshilltari për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brien dhe ambasadori Richard Grenell, gjatë bisedës telefonike dje.

Këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Erzen Vraniqi, ka zbuluar disa detaje nga kjo bisedë duke thënë se SHBA-ja gjithashtu nuk do të ndalë ndihmën ekonomike për Kosovën.

“Gjatë bisedës së djeshme telefonike të Kryeministrit Kurti me Ambasadorin O’Brien dhe Ambasadorin Grenell ata nuk kanë deklaruar se do t’i tërheqin trupat ushtarake amerikane nga Kosova dhe se do ta ndalin në ndonjë fushë ndihmën ekonomike për vendin tonë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura ta rrisin zhvillimin ekonomik e ta forcojnë sigurinë në rajon. Në fund të bisedës, të dyja palët janë pajtuar që ta vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin”, ka shkruar Vraniqi.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI