Flash

Vijon përplasja me Ramën, Meta kthen në Kuvend ligjin për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve: Shkel parimin e paanësisë

Lapsi.al 4 March 2020
Vijon përplasja me Ramën, Meta kthen në Kuvend ligjin për

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ashtu siç e kishte paralajmëruar ka kthyer sot për rishqyrëtim në Kuvend, projekt ligjin për statusin e prokurorëve e gjyqtarëve. Në dekretin e tij Meta shprehet se ligji i propozuar nga tre deputetët, Adnor Shameti, Edmond Leka dhe Alket Hyseni është anti-kushtetues. Në argumentin e tij për kthimin e ligjit, Meta bën shprehet se ky ligj synon ndryshimin e rregullimeve ligjore për kryerjen e ceremonisë publike të betimit, si dhe ndryshimin e procedurës së pezullimit të magjistratit, përmes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për shkaqe që lidhen me verifikimin e pasurisë së tij.

Kreu i Shtetit tregon në shpjegimin e tij për kthimin e pr/ligjit për rishqyrëtim, shkruan se dispozitat e miratuara në mungesë të një konsultimi gjithëpërfshirës, dhe shkelin: Parimin e sigurisë juridike; Parimin e pavarësisë dhe paanësisë së gjyqësorit; Parimin e hierarkisë së normave kushtetuese dhe rezervën kushtetuese; Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Sipas mendimin të Presidentit, ky në tërësi ky ligj, karakterizohet nga një teknikë e dobët legjislative, që i bën dispozitat konfuze dhe të paqarta. Ky element, ndërthurur me antikushtetutshmërinë e parashikimeve, cenon akoma më rëndë parimin e sigurisë juridike.

“Propozohet që pezullimi nga detyra, tashmë të aplikohet pa marrë më parë një vendim për fillimin e procedimit disiplinor, dhe pa kryer as edhe një hetim të mirëfilltë për ankesën dhe shkeljen e pretenduar”, shkruan më tej Meta. Po ashtu shton se me ndryshimet ligjore shmanget hetimini që i paraprin fazës së fillimit të procedimit disiplinor, dhe referon në një vendimmarrje të kryer në kushtet e urgjencës, që dukshëm ul garancitë procedurale mbrojtëse të magjistratit.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI